Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,104 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gabigol: “Interi zgjedhja ime e pare, kam zgjedhur skuadren me te mire italiane. Mezi po pres te debutoj. Ketu…”

Gabigol: “Interi zgjedhja ime e pare, kam zgjedhur skuadren me te mire italiane. Mezi po pres te debutoj. Ketu…”
Bujar Berishaj

Eshte nje ngjarje speciale dhe e rendesishme ajo qe eshte mbajtur sot ne Pirelli Auditorium me rastin e prezentimit te Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol. Ishin gazetaret dhe tifozet ata qe mbushen sallen ne fillim, per t’u ndjekur pastaj nga arritja e krereve udheheqes dhe natyrisht, vet lojtarit qe duartrokiten. Me poshte keni konferencen e plote:

Ne fillim flet Robert Faulker: “Jemi krenar dhe te nderuar qe jemi ketu, ne zemren e Pirellit ne Milano. Per kete falenderoj Tronchetti Proveran qe prej me shume se 20 vitesh eshte i lidhur me klubin tone. Falenderoj edhe te gjithe udheheqesit e pranishem, duke perfshire ketu edhe Steven Zhang, partneret tane, punonjesit e Pirellit dhe mysafiret e Inter Club”.

Pas tij flet edhe Tronchetti Provera: “Kemi rasin qe pas rreth 20 vitesh, si Pirelli, te prezentojme nje lojtar brazilian. Nje pergjegjesi e madhe per Gabigol, duke pare qe i referohem Ronaldos te cilit i uroj ditelindjen per 40 vitet tij. Gabriel duhet vetem te luaj ashtu sic di, te mos i vendosim presion (qesh). Jam i lumtur sepse shoh punonjesit tane dhe bashkpuntoret juventin dhe kjo me gezon. Nese do te kishte ndodhur te henen atmosfera do te ishte tjeter. Falenderoj te gjithe, edhe Steven qe duhet te qendroj ne Milano sepse Inter ka nevoje qe pronaret te jene afer”.

Shkurtimisht, para se te nis konferenca, flet edhe vet lojtari: “Jam shume i lumtur, eshte nje dite speciale, me lumturon fakti qe jam pjese e glubit. Ju falenderoj te gjitheve, edhe familjen time, forca Inter”.

Konferencen per shtyp e nis drejtori sportiv Piero Ausilio qe shton: “Dua te kujtoj nje premtim qe i kam bere doktor Tronchettit nje vit me pare. Na kerkonte t’i shpjegojme idete e reja per Interin me FPF-ne, deshironte nje enderr. Me thoshte te bej nje skuader te mire, por edhe te dalloj nje lojtar qe do te perfaqesonte enderren e Interit te ri. Mendoj qe me Gabriel e kemi kete mundesi, ka talent dhe eshte i perulur. Kjo ishte enderra edhe e klubeve tjera por ai deshironte Interin dhe fal Suning e kemi bere kete enderr realitet”.

Sot Ronaldo mbush 40 vjec, ka dicka qe te lidh me te? Te ka ndihmuar per te zgjedhur?
“Jam shume i lumtur, eshte nje dite speciale. Nuk me pelqejne krahahsimet, une jam Gabriel Barbosa. Interi eshte nje skuader e madhe jam i lumtur dhe dua te bej histori ketu”.

Keta muaj do te sherbejne per t’u ambientuar apo deshironi te jeni protagonist menjehere?
“Interi ka qene gjithmone zgjedhja ime e pare pavaresisht ofertave tjera, me ka bindur projekti, skuadra, staffi teknik. Per mua ka rendesi qe te ndihmoj shoket per te fituar ne te gjitha kompeticionet”.

Kush do te jete afer teje ne Milano? Nuk je ndalur asnjehere, do te ndjekesh nje program te specializuar?
“Kam familjen time dhe miqte, eshte nje ndryshim i rendesishem. Kam nevoje per kohe, kam nje fizioterapeut qe me ndjek. Jam i ri dhe duhet te bej kujdes. Interi me ka dhene kohe per te pushuar, jam ne forme dhe i perqendruar per te ardhmen”.

Ne skuadren qe ka fituar Tripleten ka pasur disa lojtare brazilian. Deshironi te jeni ju ai i radhes? Cfare mund te fitoj kjo skuader?
“Behet fjale per nje kohe tjeter, ata ishin lojtare te medhenje dhe jepnin gjithcka ne fushe. Kjo eshte ajo qe dua te bej, te jap gjithcka. Por skuadra ka shume lojtare te mire si Icardi, Miranda, Melo etj. Une jam nje prej shume nga ta”.

Ku te pelqen te luash dhe a ke biseduar me ndonje brazilian per te shpjeguar Interin?
“Coutinho me ka folur shume mire per Interin dhe me lumturon fakti qe Ronaldo me ka ururar fat. Mund te luaj ku deshiron trajneri, dua te ndihmoj skuadren dhe mezi po pres te debutoj”.

Te ka shpjeguar De Boer se ku deshiron ai qe ti te luash?
“Kam biseduar fillimisht ne telefon, por ka qene nje bisedim i rendesishem. Skuadra po luan mire, nuk ka rendesi ku mund te luaj por te bej mire”.

Disa jave me pare keni thene qe keni refuzuar nje oferte nga Kina, sot qe je te Interi e konsideron nje trampoline per te kercyer me larte? Cfare i premton tifozeve?
“Kam pasur nje oferte te pasur por sot une jam te nje skuader te madhe. Jam befasuar nga tifozet, premtoj te impenjohem shume, eshte e rendesishme qe tifozet te na mbeshtesin gjithmone”.

Ndjesia juaj e pare ne Itali dhe nje mendim per kampionatin?
“Nje ndjesi shume e mire, shume dallime me kampionatin brazilian. Ka skuadra te mira por ne jemi nje skuader e madhe, jemi stervitur per ndeshje te veshtira”.

Ne cfare niveli jeni fizikisht? Jeni gati per Bolognan?
“Jam stervitur shume, kam pasur nje periudhe pushimi dhe ndihem gati per ndeshjen”.

Keni folur me Icardin? Mund te jeni nje partner i mire per te?
“Inter nuk ka vetem Icardin, por ka shume sulmues te medhenje. Icardin e ka ndjekur ndjekur edhe nga jashte, shenon gjithmone. Ajo qe ka rendesi eshte t’i japesh skuadres nje kontribut te madh”.

Kur keni mesuar fillimisht per interesimin e Interit? Kush ishin skuadrat tjera te interesuara?
“Inter ka qene gjithmone zgjedhja ime e pare edhe per dashurine qe tifozet kane treguar ne rrjetet sociale. Kisha shume oferta por, me respektin per te gjithe, kam ardhur ne skuadren me te madhe ne Itali dhe jam i lumtur”.

Ku mund te arrij Interi kete vit?
“Ka rendesi te fitojme, Interi ka nje skuader te madhe, nje trajner te madh dhe projekt te madh”.

Cili shok skuadre te ka rezervuar nje pritje speciale?
“Te gjithe kane qene shume te sjellshem me mua, me kane bere te ndihem si ne shtepine time. Jam i lumtur per pritjen dhe mezi po pres te luaj me shoket”.

Ne fund Roberto Scarpini organizon nje selfie te madhe qe perfshin te gjithe te pranishmit. Per te bere foton, natyrisht, eshte Gabigol.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.