
Gabigol, ja 5 klubet e para qe kane bere oferte per brazilianin tek Interi!
Nder shume lojtaret e huazuar nga Interi eshte edhe braziliani Gabigol.
Sulmuesi eshte ne huazim nga Santos dhe i ka shenuar Atletico Mineiro golin e tij numer 18 ne kampionatin Brazilian e keshtu ndodhet ne vendin e pare te golashenuesve.
Shume shpejt do te skadoje huazimii i tij dhe ndeshja e fundit per Gabigol ka qene pikerisht ajo ndaj Atletico Mineiro ku ai ka pershendetur edhe tifozet e tij.
Tani e ardhmja eshte e gjitha per tu shkruar edhe pse ka shume pikepyetje.
“Ai kerkohet me ngulm nga 5 skuadra te ndryshme: West Ham, Crystal Palace, Palmeiras, Cruzeiro dhe Santos.”
“Ata te gjitha kane bere nje oferte tek Interi, por behet fjale vetem per huazime gje qe Interit nuk eshte se i intereson shume ne kete moment.”
“Zikalterit deshirojne qe ta testojne ne Europe perpara se ta shesin (nuk duan ta shesin per me pak se 20 milione euro) ndersa nje huazim i ri ne Brazil do te ndodhe vetem nese skuadra qe e do te paguaje te plote rrogen e tij prej 2,7 milione euro.”
“Por pertej pese skuadrave me lart, duket se ne oret e fundit tek Interi ka pasur nje interesim te forte nga ana e Everton.”
“Oferta e tyre mendohet se eshte nje huazim i thjeshte me te drejte blerje.”
“Kjo eshte nje formule qe i pelqen Interit edhe pse do te deshironte qe te ishte me detyrim blerje huazimi.”
“Kjo gje do i jepte nje dore Interit edhe per Fair Play Financiar qe mbaron pikerisht kete vere.”