Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 27, 2021

Scroll to top

Top

704 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gabigol, po kerkohen bleres: vjen ofera e pare per Interin? Por Kia deshiron ta dergoje ne…

Gabigol, po kerkohen bleres: vjen ofera e pare per Interin? Por Kia deshiron ta dergoje ne…
Inter Club Staff

Goli i tij i 14 ishte ne derbin ndaj Corinthians dhe ka bere qe reflektoret te kthehen akoma me shume tek Gabriel Barbosa. 

Sulmuesi ne probesi te Interit eshte golashenusi i pare i kampionatit Brazilian dhe duket se e ka rimare totalisht veten pas nje periudhe negative tek Santosi.

Gabigol qe eshte ende ne pronesi te Interit, do te jete i huazuar tek Peixe deri ne dhjetor. Pastaj me fillimin e vitit te ri, ai do te rikthehet ne baze, ne Milano e ku sipas shtypit brazilian do te vendoset edhe e ardhmja e tij qe duket larg Interit.

Rregullat e ekstrakomunitareve dhe numri i larte i sulmuesve ne skuader e perjashtojne nje ri-integrim te Gabigol ne skuadren e pare por nderkohe edhe qendrimi tek Santos eshte e komplikuar sepse Interi deshiron qe skuadra qe e do ne huazim ate te paguaje rrogen e plote dhe Santos mund te paguaje vetem gjysmen.

Pikerisht per kete arsye zikalterit po shikojne per nje bleres potencial ose per nje skuader qe deshiron ta huazoje sipas kushteve te Interit.

Me sa duket, pas lajmit se Interi po kerkonte nje skuader te re per te, Interi ka pare teksa ka ardhur interesimi i pare nga nje skuader gjermane per brazilianin: behet fjale per Eintracht Frakfurt e cila eshte treguar shume e interesuar per lojtarin por operacioni eshte ende ne faze embrionale dhe nuk dihet mire nese behet fjale per nje oferte me blerje perfundimtare apo per nje huazim.

Por nuk perjashtohet qe e ardhmja e Gabigol te jete anglia sepse sulmuesi mund te perfundoje ne Premier League per deshire te perfaqesuesit te tij Kia Joorabchian i cili di te levize shume mire e ka derguar Bernard tek Everton dhe Felipe Anderson tek West  Ham.

Gjithmone sa per te kujtuar mardheniet e mira te Kias me klubet e Premier League, kujtojme qe Joao Mario shkoi atje ne nje huazim 6 mujor pikerisht tek West Ham.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.