Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gabigol: “Tek Santos i lumtur, por kam nje kontrate me Interin e dua te rikthehem. E ardhmja…”

Gabigol: “Tek Santos i lumtur, por kam nje kontrate me Interin e dua te rikthehem. E ardhmja…”
Inter Club Staff

Gabigol ka folur ne nje konference per shtyp ne Brazil perpara gazetareve dhe e ka bere kete duke folur per te ardhmen e tij dhe per momentin e mire qe po kalon.

Ja fjalet e talentit brazilian te referuara nga Globoesporte:

“Gabigol eshte i njejti si ai i Europes. Deshiroj te permiresohem cdo dite. Po kam shanset e mija dhe po jap maksimumin. Jam pak i brishte, nuk me pelqejne intervistat por po mesohem. Edhe pse shume gjera qe une si kam thene me jane adresuar kot.”

INTER – “Me pelqen shume Milano, me mungon dhe dua te rikthehem. Kjo eshte ideja ime. Europa eshte pak larg per mua por duke pare ndeshjet e Interit ndihem afer. Kam nje kontrate me zikalterit dhe e di qe duhet te rikthehem pas kesaj eksperience tek Santos. Por ka ende shume kohe. Mendoj se ne Europe ka kohe per te menduar pak me vone, tani jam i perqendruar ketu dhe shume i lumtur.”

HUAZIMI – “Nuk e shikoj si nje peshe. Jam 100%. Nese duhet te bej nje faull per te mare nje karton, e bej. Santos ka lojtare te medhenj ne sulm.”

EUROPA – “Flas akoma me disa lojtare te Interit dhe Benfices. Kam raporte te medha me ta.”

E ARDHMJA – “E shikoj veten si nje lojtar-simbol te nje skuadre. Jam shume i ri por kam pare shume gjera. Kerkoj gjithmone te jem nje shembull.”

OBJEKTIVA PER GOLA – “Nuk me pelqen te ve objektiva, nuk e kam bere kurre. Deshiroj te ndihmoj Santos te behet kampione. Dashuroj te bej gola, por shpresoj me shume tek fitorja se sa tek golat e mi.”

SULMUESI ME I MIRE NE BRAZIL – “Kete jua le juve ta thoni. Une deshiroj te jem lojtari me i mire i

BOTERORI – “Eshte nje objektiv, kush nuk do donte te luante? Por nuk eshte nje obsesion. Per te qene ne Selecao duhet te beje mir tek Santos dhe kjo mund te ndodhe.”

LEADER – “Totti ishte nje lojtar i nje skuadre te vetme, perse Gabriel nuk mund te behet dot?

Video e golit te Gabigol ne fundjave me Santos ndaj Sao Paolos, nje gol qe i dha tre piket skuadres se tij ne ndeshjen e veshtire me rivalet e perjetshem:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.