Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,334 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gabigol: “U binda nga projekti dhe ambiciet e Interit. Biseda e pare me De Boer ne spanjisht. Adriano i ri? Une…”

Gabigol: “U binda nga projekti dhe ambiciet e Interit. Biseda e pare me De Boer ne spanjisht. Adriano i ri? Une…”
Bujar Berishaj

Sulmuesi i ri i Interit, braziliani Gabigol ka folur per Fox Sports ne programin Desimpedidos. Lojtari, qe ka bere intervisten para se te nisej per ne Itali, ka treguar per momentet e para te eksperiences se tij si lojtar i Interit duke nisur nga biseda me De Boer:

“Kam folur me te ne telefon ne diten kur kam firmosur me Interin. Ne gjuhen holandeze? Jo, ne spanjisht”. Pastaj ai flet per pritjen qe i kane bere tifozet zikalter: “Nje pritje me te vertete e cmendur, akoma nuk e dija qe do te isha nje lojtar i Interit”.

Por pse keni zgjedhur Interin? “Per projektin. Interi deshiron te jete perseri nje skuader shume e frote. Per kete kam vendosur te shkoj ne Itali me familjen time. Ka lojtare te medhenje si Candreva, Icardi qe shenon shume. Eshte edhe Eder, qe eshte brazilian si une. Jam i lumtur per zgjedhjen time, mendoj qe kam ardhur ne nje skuader te madhe per te cilen gjithmone me kane folur mire. Per kete kam preferuar Interin ndaj Juventusit. Kam vendosur te largohem nga Santos sepse mendoj qe kam qendruar mjaftueshem dhe kam mesuar mjaftueshem. Kam bere ate qe ndjeja se duhej te bej. Adriano i ri? Jo, une dua te bej historine time, pa ndonje krahasim”.

Sa i perket rivaliteteve shton: “Milan? Per te thene te verteten me kane thene qe rivaliteti me i madh eshte me Juventusin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.