
Gabriel Jesus eshte i perzgjedhuri i Interit ne Brazil. Ronaldo Fenomeni si ‘xhol’ zikalter…
Duel ndermjet Interit dhe Juventusit per Gabriel Jesus, lojtari shume i talentuar 19 vjecar i sulmit te Palmeiras.
Kete gje e konfirmon Corriere dello Sport, e cila tregon se ka filluar nje lufte per te riun brazilian nga dy skuadrat Italiane. Shifrat jane ne stratosfere per momentin: 40 milione euro eshte klauzola e lojtarit ne kontrate dhe skuadra e tij pretendon minimumi 25 milione euro.
“Klubi zikalter ka nje rruge preferenciale per te arritur tek lojtari. Nder perfaqesuesit e lojtarit eshte Ronaldo, i cili duket se ka edhe te drejta mbi kartonin e tij. Fenomeni ja ka ofruar lojtarin Interit dhe mund te pilotoje keshtu nje transferim te tijin ne Pinetina. Mundesite ekonomike te Interit do te rriten ndjeshem me ardhjen e Suning qe do te rrise padyshim ‘fuqine e zjarrit’ zikalter. Por edhe nese blihet lojtari gjithcka pritet te shtyhet per ne 2017, si per ceshtje bilanci por edhe per ceshtje ekstrakomunitare.