Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,028 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gabriel Jesus, Interi nuk tërhiqet: situata në mes të Palmeiras dhe një grupi agjentësh brazilian

Gabriel Jesus, Interi nuk tërhiqet: situata në mes të Palmeiras dhe një grupi agjentësh brazilian
Rinor Sopaj

Gabriel Jesus, 19 vjecar. Njëmbëdhjetë gola në katërmbëdhjetë paraqitje. Rezultati? Të gjitha klubet e Evropës e duan dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Interi nuk po tërhiqet, përkundër konkurrencës së Barcelonës, Real Madridit dhe Juventusit. Nuk do të jetë e lehtë, duke e pasur parasysh që braziliani konsiderohet si një nga lojtarët më me prespektivë në nivelin botëror.

Në kontratën e tij janë të specifikuar pesë klube të rëndësishme, duke e përfshirë edhe Real Madridin dhe Barcelonën, për të cilët ekziston një cmim i favorshëm. Interi nuk hyn në këto pesë klube dhe është e vështirë t’i dihet cmimi i Gabriel Jesus, sepse varet pikërisht nga shoqëria e cila do ta transferojë në radhët e saj.

Sigurisht, si në të gjitha përpjekjet e merkatos, fjalën e fundit e ka lojtari, i cili akoma nuk ka vendosur se cili klub do të ishte zgjedhja më e mirë: të luaj në një klub të rëndësishëm që të jep vazhdueshmëri (ashtu sic mund të jetë Interi), apo drejtpërdrejt te një klub i rëndësishëm si Barcelona ku konkurrenca kap majat?

Gjatë javës pritet të ketë një takim në mes të lojtarit dhe agjentëve të tij, për ta gjetur zgjedhjen më të mirë për të ardhmen e tij. Interi provon – konkurrenca mbetet e madhe – që ta sjellë në Milano një talent të nivelit më të lartë.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.