Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,916 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gabriel Jesus, nëna vendimtare për të ardhmen e tij: Interi mund t’i garantojë djalit…

Gabriel Jesus, nëna vendimtare për të ardhmen e tij: Interi mund t’i garantojë djalit…
Rinor Sopaj

Akoma mbetet e paqartë situata e cila lidhet me të ardhmen e sulmuesit brazilian. Mamaja mund të jetë në anën e zikaltërve

Luca Marchetti, nga SkySport24, ka folur për situatën e Gabriel Jesus, ku shpalosi kuriozitete të rëndësishme:

“Një ndikim të madh në zgjedhjen e lojtarit do ta ketë nëna e tij. E njëjta situatë si ajo e Rabiot, kur nëna menaxhere e lojtarit e pengoi ardhjen e tij në Romë ose Juventus. Gabriel e ka humbur babanë qysh në moshë të vogël dhe nëna e tij ka qenë udhëheqësja e familjes. Pra, ajo është një figurë e rëndësishme në jetën e lojtarit. Gjatë këtyre ditëve Giovanni Branchini, këshilluesi i agjentëve të lojtarit, po flet me familjen për t’i kuptuar qëllimet e tyre. Duhet kuptuar se cili do të ishte sistemimi më i mirë për djalin e saj, i cili sigurisht që do të arrijë në Evropë. Interi ka raport të vecantë me brazilianët me të rinjët brazilianë dhe me brazilianët në vecanti (vlen të ceket Ronaldo). Disa prej brazilianëve që kanë veshur fanelën zikaltër gjatë këtyre viteve të fundit: Coutinho, Juan dhe më herët Adriano. Përvec këtij të fundit, pjesa më e madhe e të tjerëve nuk e kanë pasur problem ambientimin, shoqëria ka ditur t’i integrojë”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.