Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 12, 2020

Scroll to top

Top

4,268 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gagliardini, Italiani me i shtrenjte ne histori pas Bobo Vierit…

Gagliardini, Italiani me i shtrenjte ne histori pas Bobo Vierit…
Inter Club Staff

Edhe Corriere dello Sport konfirmon: sot, Steven Zhang, i shoqeruar nga Liu Jun, do te takoje Percasin per te vulosur perfundimisht tratativen per Roberto Gagliardini, qe per te cilin tashme eshte arritur marreveshja ndermjet Ausilios dhe Sartorit mbi bazen e 28-29 milione eurove perfshire edhe bonuset.

Formula – e evidentuar nga e perditshmja italiane – eshte ajo qe ka kerkuar Interi, me sakte nje huazim me te drejte blerje per te mos rrezikuar prishjen e ekuilibrave financiare zikalter me FPF ne dritare gjithmone vigjilente e keshtu UEFA nuk ka se si te mos e jepte dakordesine e saj per kete marreveshje qe ne fund te fundit, zikalterit tani ne janar do te harxhojne vetem 2 milione euro per lojtarin.

Kjo eshte nje marreveshje qe Atalantes nuk i jep maksimumin e sigurise sepse jo vetem ekziston pasiguria nese Interi do ta bleje ose jo ne fund te sezonit lojtarin, por fitimi ne kete marreveshje eshte vetem 2 milione euro. Prandaj, nuk eshte e perjashtuar si mundesi se nese Gagliardini deshton te beje diferencen ne boten Inter, atehere ai nuk do te blihet perfundimisht.

Por ajo qe eshte e sigurte per momentin, eshte se, pas Christian Vierit, Roberto Gagliardini do te behet italiani me i shtrenjte ne historine e Interit. Gjithmone nese blihet perfundimisht nga zikalterit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.