Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

752 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gagliardini – Joao Mario, a do te jene ne Champions ne shkurt?

Gagliardini – Joao Mario, a do te jene ne Champions ne shkurt?
Ardis
  • On 04/11/2018, 16:26

Midis protagonisteve ne fushe te suksesit kunder Genoa-s, nuk mund te mos permendesh Joao Mario dhe Roberto Gagliardini, pavaresisht se te gjithe tek Inter-i demonstruan dhe treguan gjera madheshtore kunder Grifone-s.

Gazzetta dello Sport veren, megjithate, performancat e dy mesfushoreve, fillimisht ne hapesirat e ekipit por ne aspektin e te gjendurit gati per rastin:

The Survivors eshte titulli i nje filmi 35 vite me pare, por nga anet tone perkthehet ‘Si mund te vrasesh nje killer‘. Mbase sepse nuk ishte luajtur akoma ndeshja Inter – Genoa, perndryshe sugjerimi ne italisht do te ishte me e thjeshte, me besnik, te tipit ‘si mund ti rivitalizosh te dy mesfushoret‘.

“Dhe do te kishte te njejtin nivel te suksesit, sepse regjisori Luciano Spalletti ne kete periudhe do te mbushte plot cdoredolloj salle kinemaje, me cfaredolloj skenari. Gagliardini dhe Joao Mario sebashku nuk kishin realizuar kurre gol, imagjinoni qe ne kete Inter kur akoma ishte koha qe shkonim ne plazh – per zgjedhjen dhe sepse ishte zgjedhje e detyruar – qe ti hiqje nga lista e Champions League”.

“Nje histori e pabesueshme, futbolli. Sepse mbas dy muajsh, dje ne San Siro dhe ne divanin zikalter te Itali-se, nuk ka pasur tifoz qe nuk e ka menduar per nje moment mungesen e tyre te detyruar per ndeshjen e te martes kunder Barcelone-s”.

TE DY JASHTE LISTES PER ARSYE TE QARTAGazzetta shpjegon sesi perjashtimet e Gagliardini-t dhe Joao Mario-s nga lista e Champions League jane diktuar nga arsye ekonomike dhe jo teknike:

“Gagliardini ka liruar 27 milione € per te futur ne liste blerjet e reja, Borja vlente 5 milione €, Candreva zero, tashme ishte ne liste ne Europa League-n e fundit. Dhe eshte e njejta arsye pse eshte e pamundur – vetem po te ndodhe ndonje shitje e madhe – te fusje ne liste nje nga tre te perjashtuarit (eshte edhe Dalbert, ne kete kategori) ne shkurt, per fazen e dyte te Champions League”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.