Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,122 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gagliardini ka mare ‘perdore’ Interin. Ai i ka dhene skuadres ide dhe siguri. Pioli…

Gagliardini ka mare ‘perdore’ Interin. Ai i ka dhene skuadres ide dhe siguri. Pioli…
Inter Club Staff

Roberto Gagliardini ndeshje pas ndeshje po tregon se ka qene me te vertete nje blerje shume e mire dhe ndjesia qe ai le ne fushe sikur luan prej kohesh tek Interi, tashme eshte dicka e perhershme.

Ish lojtari i Atalantes ka mbeshtetur skuadren ne fushe, ka dhene ide dhe siguri ne mesin e fushes, dhe i ka dhene shokeve mundesine qe ta mbanin presionin e larte ne pjesen e dyte ne Palermo kur duhej shenuar nje gol por edhe duhej mbrojtur mjaft mire per te mos pesuar ne kundersulm. Gaglio, eshte ai lloj lojtari qe i mungonte Piolit dhe tashme ne rrugen Vittorio Emanuele po buzeqeshin kur mendojne per kritikat per kete blerje ne momentin qe u mor vesh shifra. Ne pak dite ai mori Interin ‘perdore’. Fitore kunder Chievos, ne Kupen e Italise ndaj Bolognas dhe ne Palermo: e pamundur te mendohej nje nisje me e mire per te. Jo vetem ne nivel skuadre, por edhe ne profil personal sepse bergamasku ka dhene kontributin e tyre ne menyre teper te rendesishme me disa paraqitje te nivelit te larte. Nese mendohet se ai erdhi per te zene boshllekun qe la Melo, krahasimi i rendimentit ndermjet te dyve do te ishte teper turperues.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.