Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gagliardini: “Vija nga nje gabim shume i rende. Jam i lumtur per fitoren. Per tifozet kam vetem nje mesazh.”

Gagliardini: “Vija nga nje gabim shume i rende. Jam i lumtur per fitoren. Per tifozet kam vetem nje mesazh.”
Inter Club Staff

Perfundon me rezultatin 2-1 ne Tardini ndeshja ndermjet Parmes dhe Interit, me zikalterit qe fitojne keshtu ndaj te zoteve te shtepise.

Golat per zikalterit erdhen te dy nga reparti i mbrojtjes, me De Vrij dhe Bastoni qe i shpetojne keshtu fytyren Interit pas deshtimit ndaj Sassuolos.

Menjeherer pas ndeshjes, ai qe eshte ndalur per mikrofonat e Sky Sport ka qene Roberto Gagliardini, nje lojtar shume i kritikuar pas sfides me Sassuolon.

“Jam shume i lumtur per ndeshjen e sotme sepse me ne fund arritem te fitojme dhe te dergojme ne shtepi nje fitore.”

“Ishte nje fitore e vuajtur dhe e rendesishme. Gjithcka nisi ne menyre te veshtire per ne me ate gol por ja dolem si skuader.”

“Une personalisht vija nga nje gabim shume i rende ndaj Sassuolos, por sot shkoi mire dhe arrita te shprehem ne menyren e duhur ne fushe.”

“Sot kisha nje bindje qe do te shenoja gol, e kisha pergatitur edhe nje bluze poshte per t’ja dedikuar prinderve te mi qe nuk dua ta them se cfare, por di te them qe prinderit i dua sa me ska.”

“Jam i lumdur me fitoren gjithesesi. Nje mesazh per tifozet? Te vazhdojme keshtu ndeshje pas ndeshje, te gjithe se bashku.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.