Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

703 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Galata, blerja e Nagatomos me parate e Rodrigues: ja sa perfiton Interi

Galata, blerja e Nagatomos me parate e Rodrigues: ja sa perfiton Interi
Inter Club Staff

Tashme merkato eshte vetem nje hap larg sepse te gjithe kampionatet respektive jane ne fundet e tyre. 

E njejta gje vlen edhe per kampionatin turk, ku prej disa muajsh po luan edhe Nagatomo ne forme huazimi.

Ai eshte aktivizuar tek Galatasaray dhe paraqitjet kane qene mjaft te mira, aq sa i kane mbushur mendjen klubit turk per ta blere ate.

Ne Stamboll po priten zgjedhjet dhe me pas do te filloje merkato.

Nuk jane zgjedhje politike por zgjedhjet per presidentin e ri te Galatasaray.

Ai do te zgjidhet ne daten 26 maj, dhe me pas do te fillojne edhe levizjet e para ne merkato per te.

Levizja e pare, duke pare qe gjendja ekonomike nuk eshte shume e mire (30 milione euro humbje ne bilancin e 9 muajve te fundit), do te jete shitja e Gerry Rodrigues, i cili ka admirues ne Premier  League.

Ate e pelqen Newcastle, Eveton por edhe disa skuadra t e tjera.

Pasi ti jepet 20% e shumes PAOK-ut te Selanikut, parate e tjera do te perdoren mbi te gjitha per blerjen e Japonezit nga Interi.

Yuto Nagatomo nuk ka me asnje hapsire tek zikalterit, sidomos pas ardhjes se Kwadwo Asamoah dhe Terim ne Stamboll deshiron ta mbaje me cdo kusht.

Interi nuk do te kishte asnje problem nga ana e saj ta shiste lojtarin, mjafton qe te paguhen parate e kerkuara per te.

Per momentin Interi kerkon 6-7 milione euro por marreveshja me Galatan mund te mbyllet edhe me 5 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.