Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2019

Scroll to top

Top

985 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Galliani: “Kam bere si gjithmone tifozllik kunder Interit. Goli i Icardit? Aty festova si…”

Galliani: “Kam bere si gjithmone tifozllik kunder Interit. Goli i Icardit? Aty festova si…”
Inter Club Staff

Ish-administratori i deleguar i Milanit ka folur sot per ndjesite pas derbit.

Prezent ne San Siro per derbin ndermjet Milanit dhe Interit, ka qene edhe ish administratori i deleguar i skuadres kuqezi, Adriano Galliani i cili sot eshte senator i Milanit.

Ish drejtuesi milanist eshte gjendur ne kete ndeshje ne te njejten ulese si gjithmone dhe e ka pare ndeshjen me tension te larte.

“Kam perjetuar ndeshjen me te njejtin shqetesim si me pare, me te njejten perfshirje.”

“Ndryshimi i pronesise nuk mund te ndryshoje tifozllikun, as pasionin tim per skuadren e zemres.”

“Kam bere te njejtat festime, te njejtat gjera dhe kam share njesoj si me pare.”

“Tifozllik per Milanin por edhe kunder Interit, si gjithmone.”

“Dashuria ime mbetet e njejte si 31 vite me pare. E pranoj, kam festuar si i cmendur kur goli i Icardit u anullua. Si i cmendur.”

“Kam festuar edhe tek goli i Cutrones qe ishte ne pozicion jashte loje.”

“Une senator? Nuk e di, sot me therrasin keshtu por un kthej koken per te pare se kujt i referohen. Nuk jam mesuar ende me kete epitet.

Keshtu ka shkruar Gazzetta dello Sport sot ne faqet e saj per Gallianin.

Duke qene se ish drejtuesi i Milanit ka festuar kaq shume tek goli i anulluar Icardit, mund te meret lehtesisht me mend se sa mund te kete vuajtur ai bashke me tifozet milanist ne ato 90 minuta te dominuara totalisht nga Interi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.