Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

583 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Galliani me gjysem zeri: “Interi me ka bere qe te ndjej inat. Cfare tranjeri qe eshte Conte. Milani im shume prapa.”

Galliani me gjysem zeri: “Interi me ka bere qe te ndjej inat. Cfare tranjeri qe eshte Conte. Milani im shume prapa.”
Inter Club Staff

Ne ceremonine e dhenies se cmimeve te Fifa Football Awards qe eshte mbajtur kete sezon ne Teatro della Scala ne Milano kete sezon ka qene prezent edhe ish-administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani. 

Ish-drejtuesi i Milanit ka folur per derbin si dhe per gjendjen e dy skuadrave nga Milano.

Ai me gjysme zeri ka pranuar supermacine e Interit dhe inferioritetin e Milanit pas ndeshjes te se shtunes.

“Jam shume i merzitur po ashtu si te gjithe tifozet e Milanit. Normalisht qe je i merzitur kur humbet nje derbi.”

“Po ashtu si ndihesha kur humbisja derbit kur une isha administrator i deleguar ndihem edhe sot. Pasioni im per Milanin nuk me ka rene.”

“Tifoz i Milanit kam qene dhe tifoz i Milanit jam. Por me vjen keq ta pranoj se kete vit Interi, Juventusi dhe Napoli do te luftojne per kampionatin kete vit.”

“Milani eshte shume larg. Conte? Eshte nje tranjer shume i madh. Ai i ka dhene nje fytyre tjeter Interit.”

“Futbolli eshte i perbere me profesionalizem, ndryshojne skuadrat, lojtaret dhe drejtuesit. Per Marotten vlen e njejta gje si Conte. Ne profesionizem nderrohet fanella, por asnje ndjenje nuk perzihet.”

“Tani me vjen shume ‘inat’ qe Interi ka nje drejtues kaq te mire dhe nje tranjer kaq te madh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.