Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

464 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ganz ne FcIN: “Blerja me e mire e kohes se Moratti-t eshte… Moratti!”

Ganz ne FcIN: “Blerja me e mire e kohes se Moratti-t eshte… Moratti!”
Ardis
  • On 19/10/2013, 15:12

Maurizio Ganz ka veshur bluzen zikalter nga 1995 derime 1997, ka koleksionuar 68 ndeshje dhe ka shenuar 28 gola. Tashme eshte ne pozicionin e trajnerit te Primaverave te Varese.

Kalimi i pronesise te klubit ka shfaqur interes praktikisht ne te gjitha ngjyrat qe kane pasur nje te shkuar ne kete skuader, ata qe e kane njohur presidenti Moratti-n personalisht. FcInterNews ka kontaktuar ish-bomberin e Tolmezzo-s per te shprehur mendimet e tij ne lidhje me kete ceshtje qe InterClub e sjell ne shqip per ju.

Cfare mendimi keni per lajmin kryesor te ketyre diteve te fundit, ndryshe kalimi zyrtar i maxhorances tek Thohir?
Moratti eshte Interi, qe nga babai Angelo duke arritur ne fund te Moratti, familja ka bere historine e shoqerise. Qartesisht qe ne nje moment si ky ka pak trishtim”.

Nga nje krah aspekti “sentimental”, nga krahu tjeter “komercial”. Maurizio Ganz ne cilin krah eshte?
“Duke analizuar aspektin e dyte, theksoj se Moratti ka treguar edhe njehere, serish me shume, i dashuruar me Interin sepse ka menduar per te ardhmen e shoqerise. Nuk besoj se eshte e lehte te dorezohesh per ate qe ka qene dhe serish eshte pasioni i tij me i madh, dhe keshtu ka bere, ka vene ne plan te pare te miren dhe interesat e Interit. Nga pikepamja emocionale, beh Moratti – per me teper – familja Moratti perfaqesojne, sic e kam thene, per Interin ka trishtim”.

Maurizio Ganz dhe Massimo Moratti: nje anekdote, nje kujtim qe e mbani perhere me vete ne raportin tuaj.
“Me shume se nje kujtim eshte dicka qe konkretisht ka ndodhur, ne fakt kam pasur fatin qe te jem blerja e tij e pare gjate presidences se tij. Kete gje do e mbaj me vete gjithmone.

Lojtari me i mire i kohes se Morattit?
“Besoj se blerja me e mire dhe lojtari me i mire ne keto 18 vite ka qene… Moratti!”

Dhe e perjashtoni Ronaldon?
“Sipas meje, besoj se asnje lojtar, gjate periudhes se Morattit, te kete bere ate qe ka bere Ronaldo. Mund te citoj shume lojtare, por qe nuk kane arritur ne nivelet e brazilianit. Duke perjashtur Ronie, mund te citoj Roberto Baggio. Ja, Roberto besoj se ka qene me i mire mbas Ronaldos.

Si e gjykoni rendimentin e skuadres deri me tani? Dhe cfare mendoni per Mazzarrin?
“Duke pare edhe sezonin e kaluar nuk ishte e lehte per asnjerin, keshtu qe besoj se skuadra per momentin po ben nje pune shume te mire. Persa i perket trajnerit, theksoj se eshte merita e tij e madhe – sipas kendveshtrimit tim – qe ka rekuperuar lojtare qe dukeshin te humbur”.

Kapitulli Milito: Ganz-i do e mbante vitin e ardhshem?
“Absolutisht po, pa diskutim. Nje lojtar i tille, pavaresisht moshes dhe problemeve fizike, nuk diskutohet dhe per sezonin e ardhshem une do te besoje tek ai. Nje dyshe e formuar nga Palacio e Milito eshte e pameshirshme”.

Pyetja e fundit: cfare ndjeni te thoni per Thohir qe po vjen ne boten e Interit?
“Vetem nje gje: pasion, shume pasion”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.