Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,268 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gardini dhe Ausilio punojnë në merkato. Mungojnë edhe dy pjesë për ta synuar kualifikimin në Champions League

Gardini dhe Ausilio punojnë në merkato. Mungojnë edhe dy pjesë për ta synuar kualifikimin në Champions League
Rinor Sopaj

Tashmë dy njerëzit e merkatos duhet të përballen edhe me Suning. Interi duhet të rikthehet gjithsesi në Champions

Hyrja e Suning nuk i ka ndryshuar njerëzit të cilët merren me merkaton: Gardinin dhe Ausilion. Dy drejtuesit, tashmë duhet të përballen jo vetëm me Thohir por edhe me shoqërinë kineze dhe kjo nuk është një situatë e thjeshtë edhe për shkak të orarit të ngjeshur. Deri në përfundimin e merkatos në Kinë, Suning kishte provuar që ta vë në shfrytëzim një lidhje trekëndëshe me Jiangsu, tashmë ky diskurs nuk është më i pranueshëm.

Në ndërkohë, Mancini sigurisht që e ka në dispozicion të tij një skuadër më të mirë sesa atë që e kishte vitin e kaluar dhe duke ia bashkangjitur disa elemente (një mesfushor dhe një anësor të djathtë) do të arrinte në një pikë mjaft të mirë. Objektivi sezonal? Rikthimi në Champions League dhe këtë sezon nuk do të tolerohen gabimet. Dy rrugë të hapura: njëra në qoftë se në fund të sezonit përfundon në njërën prej tre pozitave të para në ligën italiane, ndërsa tjetra është më e vështirë, ajo e triumfit në Europa League.

(La Gazzetta dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.