Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

189 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Garritano: “Strama me ka dhene shume. Mazzarri…”

Garritano: “Strama me ka dhene shume. Mazzarri…”
Ardis
  • On 05/07/2013, 11:30

Luca Garritano, sulmuesi i Interit qe ka marre cmimin si i «riu i zbuluar i Serie A» tregon sensacionet e tij ne mikrofonat e TuttoMercatoWeb. “Kam pasur mundesine per te debutuar dhe te luaj ne Serie A, ishte nje sezon pozitiv. Jam i lumtur, tashme mendoj per vitin e ardhshem qe shpresoj qe ti kushtohem akoma me shume”.

Cfare ju ka lene Stramaccioni?
“Me ka dhene shume. Si trajner dhe si person. Beri te mundur qe une te luaj ne Serie A dhe une nuk do ta harroj kurre”.

Tani eshte Mazzarri…
“Do te jete nje Inter me i «uritur», qe ka deshiren per tu ringritur”.

Ndeshjen qe nuk do te harroni kurre?
“Inter-Parma, debutimin tim te pare ne Serie A. E paharrueshme. Zanetti dhe Cambiasso me kane ndihmuar shume dhe me kane mesuar shume”.

Te rinjte zikalter: mbi ke beson se do te ece perpara?
“Benassi dhe Mbaye mbi te gjithe. Do te bejne shume mire ne te ardhme, i sigurte”.

E ardhmja: te largohesh per te gjetur me shume hapesira per te luajtur?
“Po, preferoj te huazohem per te gjetur vazhdimesine dhe te luaj sa me mire. Jam ne bashkepronesi midis Interit dhe Cesena-s, te shikojme se cfare do te ndodhe me merkaton”.

Per ty ka shfaqur interes edhe Palermo?
“Interesimi i tyre me gezon. Mbaj mend ne Barbera kur hyra ne fushe, ishte stadiumi plot. Tifozeria eshte shume e nxehte, nje nga me te bukurat”.

Objektivi juaj ne te ardhmen: edhe Under 21?
“Po, eshte nje objektiv. Do te bej me te miren per te arritur aty”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.