Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,462 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gattuso: “Inter i madh, e shtrengoj fort piken e fituar. Interi na dominoi, por…”

Gattuso: “Inter i madh, e shtrengoj fort piken e fituar. Interi na dominoi, por…”
Inter Club Staff

Komentin e pare pas derbyt e ka bere tekniku i Milanit, Gennaro Gattuso per mikrofonat e Premium Sport i cili ka analizuar derbin e Milanos.

Ja fjalet e tij:

“Interi meritonte me shume nga kjo ndeshje, ka qene nje Inter i madh. Per ne ka qene nje ndeshje shume e veshtire, jam shume i lumtur per piken e fituar. Na mbeten edhe tete ndeshje te tjera dhe piket ne loje jane shume. Duhet te rekuperojme energji dhe te shikojme cfare kemi gabuar ne dy ndeshjet e fundit. Ndonje nga lojtaret nuk po kalon nje moment te mire fizikisht. Duhen pare me kujdes.”

Skuadra ka levizur shume mire dhe Interi ndonjehere thjesht largonte topin nga zona. Mbase mungoi pak qartesi perpara…

“Po, por ata e dominuan ndeshjen. Bonaventura ka pesuar ne kete moment nje renie fizike, duhet te rikthehet ai i dy muajve me pare. Kemi qene te zotet per te mbyllur hapsirat per Interin, por ne nivel kualitativ mund te benim me mire ne mesfushe por pikerisht aty kemi gabuar shume. Por ska gje, une po e shtrengoj fort kete pike sepse nese sdo kishim patur fat, do te ishte nje humbje. Komplimente per Interin, ka bere nje ndeshje shume te madhe. Kane ndryshuar dicka ne mekanizem dhe na kane vene ne veshtiresi te medha.”

Cfare ke menduar tek pozicioni jashte loje i Cutrones dhe tek gabimet e Icardit?

Image result for gattuso intervista milan

“Duhet te jemi pak me te keqinj. Kemi rrezikua te humbasim ndeshjen ne fund. Sipas meje ka qene nje ndeshje e mire taktikisht edhe pse kemi gabuar dicka ne ne nivel taktik. Interi ka bere me shume se sa ne. Sot Bonucci kishte Icardin nje per nje ndersa Romagnoli po luante me shume me Rodriguez.”

Kalinic?

“Mbase nuk eshte ne nivelin e tij me te mire, mbase eshte faji im. Por lojtaret e mi jane me te miret ne bote. Duhet te jem ne dispozicion te tyre sepse jam profesionist.

Kjo ka qene konferenca per shtyp e tranjerit te Milanit, Gennaro Gattuso pas ndeshjes i cili e pranon qartesisht qe Milani i tij u dominua totalisht nga Interi per 90 minuta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.