Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

654 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gattuso nuk e ka harruar akoma derbin: “Goli i Romagnolit? Shpresoj te na largoje fantazmen e…”

Gattuso nuk e ka harruar akoma derbin: “Goli i Romagnolit? Shpresoj te na largoje fantazmen e…”
Inter Club Staff

Derbi i fituar nga Interi ne minuten e fundit te lojes vetem dy jave me pare eshte e sigurt qe nuk do te harrohet per shume kohe.

Nga njera ane nga tifozet e Interit qe kane tek ai gol nje nga kujtimet me te bukura te ketij sezoni dhe nga ana tjeter tifozet e Milanit qe tek ai gol arriten deri aty sa nuk e donin me jeten.

E kush do ta harroje ate ulerime te trishtuar te komentatorit te Milan Channel:

“Dua te vdes. Dua te vdes tani, pa meshire.”

Natyrisht qe askush dhe kjo gje eshte bere objekt tallje nga shume tifozet ne drejtim te atyre te Milanit qe prej ditesh tashme nuk preferojne te perballen per diskutime futbollistike me ata te Interit. Por eshte dicka normale pas atij derbi.

Gjithesesi, Rino Gattuso diten e djeshme pas Milan-Genoa, i ka kthyer nje pergjigje gazetarit qe e pyeti per golin e Romagnolit ku duket qarte se kujtimi i hidhur i derbit nuk eshte venitur ende:

“A do te na beje ky gol i Romagniolit te harrojme fantazmen e golit te Mauro Icardit? Shpresoj shume.”

“Shqetesimi im me i madh eshte si paraqitemi ne fushe. Duhet te jemi me shume kompakt aty.”

“Sot kemi lene shume hapsira. Por Milani eshte nje skuader qe nuk dorezohet kurre edhe pse ne derbi ndodhi ajo qe ndodhi. Por shpresoj qe ky gol i Romagniolit te na e largoje kujtimin e atij goli te Icardit…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.