Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

455 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazeta AS gezon Interin me shkrimin e saj per Diego Godin: “Inter, te lumte. Ja cfare lojtari ke blere!”

Gazeta AS gezon Interin me shkrimin e saj per Diego Godin: “Inter, te lumte. Ja cfare lojtari ke blere!”
Inter Club Staff

Mungon vetem zyrtarizimi, por qe nga sezoni i ardhshem Diego Godin do te veshe bluzen e Interit dhe tashme nuk ka asnje dyshim.

Keshtu sot ne edicionin e saj online, gazeta e njohur spanjolle AS i ka kushtuar nje artikull plot me elozhe mbrojtesit qe pavarsisht largimit te tij ne muajin qershor, deri me tani eshte treguar i mrekullueshem nga ana profesionale me Atleticon.

Ky ka qene shkrimi i plote i AS per lojtarin me te ri te Interit:

“Diego Godin ka shenuar ndaj Girones dhe goli i tij i ka dhene rruge fitores se skuadres se Simeones ne nje ndeshje qe ishte shume e komplikuar deri tek goli.”

“Godin ka shenuar kater gola kete sezon: tre ne kampionat dhe nje ne Champions League, nje numer teper te rendesishem duke pare se eshte thjesht nje mbrojtes.”

“Te gjithe kane thurur elozhe per ndeshjen e tij ndaj Girones por ai ne fund te fundit, pas perfundimit te sezonit do te largohet nga Atletico, klub tek i cili erdhi ne 2010.”

“Qe prej atehere eshte bere nje nga njerezit me te rendesishem te Atleticos e deri ne diten e fundit ne Madrid duket se do e mbaje kete status: i pakalueshem dhe i paprekshem ne formacion. Nje profesionit i pashoq mbi te gjitha.”

“Godin, ky profesionist deri ne diten e fundit edhe pse ka kohe qe e di qe nuk do te luaje me tek Atletico. Ai ka veshur fanellen e Atleticos per 9 vite, 382 ndeshje dhe ka shenuar 27 gola ne total ku 17 nga keto jane shenuar ne kampionatin spanjoll.”

“Ne nente sezone tek Atletico ka fituar tete tituj me Atleticon. Eshte lojtari i dyte qe ka fituar me shume tituj me ta dhe lojtari i huaj qe ka luajtur me shume ndeshje me ta.”

“Ne moshen 33 vjecare eshte ende nje nga mbrojtesit me te forte ne bote dhe Interi duhet te ferkoje duart per lojtarin qe ka blere. I lumte atyre, kane blere nje profesionist si askush. Diego Godin eshte fytyra e sportistit te vertete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.