Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

534 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetar i njohur habit me deklaraten e tij: “Sa lojtare te Interit do luanin te Juventusi i Pirlos? Vetem…”

Gazetar i njohur habit me deklaraten e tij: “Sa lojtare te Interit do luanin te Juventusi i Pirlos? Vetem…”
Inter Club Staff

Pas barazimit ne Champions League, me sa duket ka filluar nje vale e gjere kritikash ne drejtim te zikalterve.

Nese deri para pak javesh Interi shikohej si skuadra kryesore pretendente per Serie A, tashme jo te gjithe mendojne keshtu.

Eshte nje nga ato raste, kur nje rezultat, ndikon edhe ne gjykimin e nje sezoni te nje skuadre, e ndoshta deri diku edhe me te drejte.

Por tashme kane filluar edhe krahasimet e lojtareve te Interit, me lojtaret e skuadrave kundershtare ne Serie A.

Me sa duket, nje pyetje per Interin dhe Juventusin qe i eshte drejtuar gazetarit te njohur Maurizio Pistochi, ka bere qe te flitet shume ne rrjete sociale.

Ai eshte pyetur se sa titullare te Interit do te arrinin te luanin si titullare edhe ne Juventisin e Pirlos ne kete sezon.

Ka qene pikerisht pergjigja e tij qe ka ndezur edhe tifozet zikalter: “Per mendimin tim, nga Interi do te luanin vetem dy titullare te Juventusi.”

“Ata jane Barella dhe Lukaku. Vetem keta te dy. Ky eshte mendimi im, dhe nuk mendoj te leviz prej tij.”

Nderkohe, nuk ka munguar as ironia ne rrjete sociale nga tifozet zikalter, ku dikush kishte komentuar: “Ka te drejte, Hakimi eshte nje rrobaqepes, De Vrij nje punetor llaci, Bastoni nje mekanik dhe Brozovic nje punonjes pastrimit te qytetit, sa per te permendur kater”, i eshte kunderpergjigjur ai Pistocchit. Ky ishte nje nga komentet qe eshte perfolur me shume poshte postimit te tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.