Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

777 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari belg zbulon: “Shume te paverteta per Lukaku nga media italiane. Ai qe kur ishte 16 vjec peshonte 100 kile.”

Gazetari belg zbulon: “Shume te paverteta per Lukaku nga media italiane. Ai qe kur ishte 16 vjec peshonte 100 kile.”
Inter Club Staff

Ka bere jo pak buje artikulli i Corriere dello Sport qe akuzonte Romelu Lukaku qe ishte jashte forme sepse ishte mbi peshe. 

Sipas te perditshmes italiane, ai do e humbase ndeshjen e pare ndaj Lecces sepse peshton mbi 100 kile, nje peshe kjo shume e madhe per nje futbollist.

Gjithesesi, ne diten e artikullit (perpara dy ditesh), Lukaku eshte pergjigjur menjehere ne instagram duke postuar nje foto perpara pasqyres e duke treguar keshtu muskujt e barkut duke shkruar: “jo keq per nje djalosh te shendoshe”.

Por ne kete histori ka nderhyre edhe Kristof Terreur, nje gazetar belg shume i njohur i cili ka zbuluar se sa eshte pesha ideale dhe historike e sulmuesit qe ka nje trup teper te madh.

Ai per te dhene nje ide me te mire per kete eshte kthyer qe ne kohen kur Romelu Lukaku ka qene 16 vjec.

“Mediat italiane bejne artikuj me dashakeqesi ndaj Romelut sepse eshte shume e pavertete qe pesha e tij prej 100 kile tregon se ai eshte mbi peshe. E keni pare se sa i madh eshte ai me trup?”

“Kur Lukaku erdhi ne skuadren e pare te Ancerlecht nga akademia ishte 16 vjec dhe peshtonte 100 kilogram dhe ishte futbollisti me i shpejte ne skuader.”

“Kur shkoi ne moshen 18 vjecare tek skuadra e Chelseas ishte 101 kilogram ndersa tek Everton, skuader me te cilen shkelqeu ne Premier League ka luajtur gjithmone ndermjet peshes 99 dhe 100 kilogram.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.