Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,339 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur italian gozhdon mediat: “Tek Interi ka pasur skandal me i madh se Suarez-Juventus: ja per cfare behet fjale!”

Gazetari i njohur italian gozhdon mediat: “Tek Interi ka pasur skandal me i madh se Suarez-Juventus: ja per cfare behet fjale!”
Inter Club Staff

Stefano Sensi ka bere nje ‘gabim’ shume te vogel dhe per te cilen me shume mundesi do e pesoje edhe duke marre nje gjobe simbolike.

Gruaja e tij ka postuar nje foto ne rrjete sociale ku lojtari eshte bashke me te ne nje monopatine elektrike, dicka qe ne Itali denohet nga kodi rrugor.

Kontrata e futbollisteve tek Interi parashikon qe lojtaret per cdo thyerje te ngjashme denohen edhe nga Interi per ceshtje imazhi.

Ky eshte nje episod jo shume i madh, dicka teper e vogel ne krahasim me gjera qe bejne lojtaret e tjere, por mediat ne itali mezi kane pritur kete moment per ta kthyer ne nje ceshtje te vertete.

Kishte media diten e sotme ne Itali qe benin edhe tituj bombastik “karton i verdhe per Sensin” apo “Sensi rrezikon gjobe te majme nga Interi”, por jane tituj qe jane shume larg te vertetes.

E gjitha me shume mundesi do te mbyllet me nje ‘terheqje veshi’ per te sepse nuk eshte asgje serioze dhe pikerisht per kete arsye, duke perdorur sarkazmen per te vene ne loje mediat qe bejne ceshtje madhore cdo gje ne miniature qe bejne lojtaret e Interit.

“Nje skandal i ri vjen dhe erreson keshtu edhe ceshtjen Suarez-Juventus: Sensi (i Interit) eshte pare ne te njejten monopatine elektrike si gruaja e tij.”

“Ne rrezik rregullsia e kampionatit, Prokura e Federates Italiane eshte vene ne pune dhe ka hapur nje ceshtje.”

“Por nuk duhet harruar se Sensi me kete gje ka prishur edhe imazhin e Italise neper bote. Pritet nje denim ekzemplar per te.”, ka qene komenti i Zilianit i cili ka postuar edhe nje foto te nje nga mediave italiane per te perforcuar ‘idiotesine’ e radhes se ‘prostitucionit’ se mediave italiane te cilat i kushtojne me shume rendesi nje foto ne monopatine te Sensit me gruan duke e kthyer ne nje ceshtje kombetare se sa mashtrimit per pasaporten komunitare te Suarez qe eshte bere ne dakordesi me Juventusin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.