Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

668 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur italian ofendon rende Interin: “Per te ardhur keq. Do perfundoje si Milani. Suning na doli nje…”

Gazetari i njohur italian ofendon rende Interin: “Per te ardhur keq. Do perfundoje si Milani. Suning na doli nje…”
Inter Club Staff

Gjate editorialit te se henes per Tuttomercatoweb.com, Michele Criscitiello rikthehet te flase per Interin dhe si shpesh ka ndodhur, te sulmoje klubin zikalter.

Pasi ka folur me nota pozitive per ndeshjen e skuadres zikalter ndaj Juventusit, gazetari i njohur italian eshte ndalur te zhvillimet e fundit ne klub.

Me sa duket, ai ka dashur te ndalet te zerat qe shohin afer nje shitje te Suning te aksioneve te Interit ne favor te Bc Partners.

“Situata e pronareve dhe e klubit i ka futur pak a shume te gjithe ne dyshim dhe i ka dhuruar aspak nje moment te qete ne kampin zikalter.”

“Eshte futur i gjithe sistemi ne kolaps. Ne mendonim se fondet ishin e keqja e Milanit por tashme Interi po na behet si Milani. Menduam se Interi kishte gjetur rrugen e duhur, por jo.”

“Vetem disa muaj me pas shohim Interin qe mund te kete te njejtin organizim te klubit si Milani. E cuditshme apo jo?”

“Suning rrezikon qe te behet nje bllof i madh. Nga nje fuqi nderkombetare e frikshme ne nje pronare qe vonon rrogat dhe qe nuk garanton te ardhmen.”

“Mire Covid19, mire qe qeveria kineze ka mbyllur rubinetat, por nga Suning prisnim garanci te tjera. Mbase sepse ne Itali kane shpenzuar shume para deri me tani edhe pse pa fituar asgje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.