Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,260 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur italian shume i ashper me klubin: “Nje turp. Si ka mundesi te lejohet qe ne Meazza te vijne kaq shume tifoze te Eintracht.”

Gazetari i njohur italian shume i ashper me klubin: “Nje turp. Si ka mundesi te lejohet qe ne Meazza te vijne kaq shume tifoze te Eintracht.”
Inter Club Staff

Interi del me koken poshte nga ndeshja e San Siros sot ndaj Eintracht Frankfurt. 

Ne naten e sotme te gjithe prisnin qe skuadra zikalter te luante deri ne fund te ndeshjes me deshire dhe vullnet per tu kualifikuar por per fat te keq dicka e tille nuk ndodhi aspak.

Gjithcka u kompromentua qe ne minuten e 5 te ndeshjes ku Stefan De Vrij beri nje gabim teper te rende duke i falur nje top Jovic.

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt nuk e fali kete mundesi dhe e shnderroi menjehere ne gol duke kaluar keshtu ne avantazhin e nje goli skuadren e tij e ne kete menyre Interit do i duheshin dy gola per kualifikimin duke pare edhe rezultatin e ndeshjes se pare.

Por menjehere pas ndeshjes te forta kane qene protestat e tifozeve por edhe shkrimet e gazetareve.

I tille ka qene edhe gazetari i njohur italian, Fabrizio Biasin, i cili njihet si nje gazetar shume afer ambjentit zikalter.

Ai ka shkruar menjehere pas ndeshjes:

“Lista UEFA, te demtuarit, te skualifikuarit, lojtare qe zihen me klubin, 14 mije tifoze miq te lejuar ne stadium: kjo ishte nje ndeshje e kompromentuar qe pa nisur akoma, imagjinoni pasi nisi.”

“Ka menyra e menyra per ta humbur nje ndeshje, por kjo e sotshmja nuk ishte nje nga ato.”

“Per cfare arsye mes 101 problemeve tona duhet ti jepnim trefishin e biletave tifozeve te Frankfurtit dhe ta kthenim kete ndeshje me nje atmosfere sikur po luhej ne gjermani?”

“Nuk e kuptoj Inter, nuk e kuptoj aspak.”

Ky eshte nje mendim qe ka gjetur gjeresisht mbeshtetje edhe ne Milano gjate dites ku gjermanet kane shkaktuar jo pak probleme neper qytet por edhe gjate ndeshjes duke hedhur nga sektori i tyre dy fishekzjare, njeri prej te cileve ka goditur edhe nej tifoz te Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.