Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

520 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish-lojtari i njohur italian: “Skudeto? Vetem tre skuadra jane ne gare per ta fituar. Interi nuk e shoh kaq…”

Ish-lojtari i njohur italian: “Skudeto? Vetem tre skuadra jane ne gare per ta fituar. Interi nuk e shoh kaq…”
Inter Club Staff

Momenti qe po kalon Inter, Napoli dhe Milani jane pothuajse ne qender te cdo media ne Itali sepse deri me tani ato kane treguar se jane me shume ne forme.

Per TMW, ka folur edhe Ciccio Graziani, ish-lojtar dhe sot analist i njohur i mediave italiane dhe i Mediaset ne vecanti.

Ai ka dashur te ndalet per garen Skudeto ne Serie A. Keto kane qene fjalet e tij: “Une jam i bindur se fituesi do te dale nga tre skuadra.”

“Juventusin nuk e shoh ne gare dhe nuk e fus te keto tre skuadra sepse mendoj se kane rruge perpara.”

“Por une jam i bindur se kampionati do te fitohet nga Napoli, Interi ose Milani. Me eshte krijuar kjo bindje me kalimin e kohes.”

“Interin nuk e shoh kaq shume prapa te tjereve dhe mendoj se ka marre disa kritika qe nuk qendrojne ne kete moment.”

“Per sa i perket ish-skuadrave te mia, Toro po e merr veten dhe Fiorentina eshte shume fort. Tani do te perballet me Napolin e eshte nje ndeshje shume e bukur.”

Keshtu eshte shprehur Graziani qe me sa duket e ka nxjere Juventusin jashte gares per kampionat dhe ka quajtur Milanin nje pretendente per titull.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.