Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

623 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur italian sulmon ashper Conten: “Perse nuk po thote askush se Conte sot humbi nje…”

Gazetari i njohur italian sulmon ashper Conten: “Perse nuk po thote askush se Conte sot humbi nje…”
Inter Club Staff

Ka jo pak zhgenjim ne shtepine Inter pas ketij hapi fals diten e sotme ku zikalterit humben me Sampdorian.

Keshtu, Interi nuk do mund te perfitoje aspak nga rezultati i Milanit dhe Juventusit qe do te perballen ne darke.

Interi e filloi mire ndeshjen e saj ndaj Sampdorias, ku menjehere fitoi nje penallti, por Sanchez deshtoi ne realizimin e saj.

Zikalterit do te rikthehen ne Milano me zero pike nga dita e sotme dhe do te hedhin syte menjehere per ndeshjen ndaj Romes te dielen ne 12:30.

Nderkohe, gazetari i njohur, Paolo Ziliani eshte kapur me Conten edhe njehere pas ndeshjes se sotme.

“Ne diten kur, Interi duke fituar ne Marassi, do te merrte nje avantazh te sigurt ndaj dy kundershtareve direkt, Interi deshton.”

“Ose do i merrte vendin e pare Milanit, ose do e nxirte Juventusin nga loja qe ne janar, por Interi deshton.”

“Perse nuk e thote askush se Conte sot u mahnit nga Ranieri dhe i dorezoi tre piket ne nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit?”

“Sepse sot Interi ka bere nje nga humbjet me te rendesishme te kampionatit. Nje nga ato humbje qe nuk duhen bere kurre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.