Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

761 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur italian sulmon Federaten: “Interi te dielen ndaj Romes? Cfare turpi, nje cmenduri: nderkohe Juventusi…”

Gazetari i njohur italian sulmon Federaten: “Interi te dielen ndaj Romes? Cfare turpi, nje cmenduri: nderkohe Juventusi…”
Inter Club Staff

Ne Itali me sa duket po kthehet ne nje ceshtje serioze ceshtja e kalendarit teper te ngjeshur per disa skuadra.

Nderkohe qe Interi do te luaje te dielen ndaj Romes ne Olimpico, Juventusi do te luaje nje dite pas Interit.

Por cfare do te thote kjo? E thjeshte: Juventusi ka luajtur te merkuren e do te luaje ndeshjen e saj diten e hene. Ne mes jane plot 5 dite.

Nderkohe Interi nga ana e saj, luajti diten e djeshme, e enjte, dhe ndeshjen e radhes e ka diten e diele: ne mes vetem dy dite pushim, ndersa e diela eshte dita e ndeshjes.

Pikerisht per kete fakt ka folur Fabio Ravezzani i cili ka thene mendimin e tij per kete programim te ‘turpshem’ sipas tij.

“Interi fitoi diten e djeshme 0-4 ne Ferrara ndaj Spal ne nje ndeshje te luajtur mire dhe tani e ka radhen te perballet me Romen.”

“Por me thoni pak, cfare kuptimi ka qe Interi te luaje ne mesnaten e se enjtes ndaj Spal dhe te kthehet ne fushen e lojes perseri te dielen ne darke.”

“Interi eshte rikthyer ne Milano ne oren 4 te mengjesit. Do te stervitet pak sot. Do te beje nje stervitje neser dhe menjehere per Rome.”

“E eshte i rregullt ky kampionat? Nderkohe dikush tjeter pushon 5 dite. Kjo eshte nje cmenduri totale.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.