
Gazetari i njohur italian sulmon Interin: “Ja pse Interi ndodhet ne vend te pare: sepse ky kampionat eshte…”
Me sa duket ne Itali jane te shumte personat qe nuk jane te kenaqur me prezencen e Interit ne vendin e pare.
Nuk ka qene nje numer i vogel i gazetareve te cilet kane gjetur shkaqe nga me te ndryshmet per te treguar se pse Interi ndodhet ne ate pozicion.
I fundit me sa duket ka qene Massimo Mauro, qe ka qene i ftuar ne Tiki Taka (emision i njohur sportiv i Mediaset).
Ai ka treguar ndjesite e tij pas fitores se Interit ndaj Lazios, dhe ka folur per faktin se pse sipas tij Interi ndodhet ne krye.
“Une e pashe ndeshjen e Interit me Lazion, duhet te themi se Lazio ka luajtur shume mire ne kete ndeshje edhe pse humbi.”
“Ata merituan nje rezultat tjeter por Interi kishte vendosur te luante ne kundersulm dhe arriti te fitonte.”
“Duhet ta pranojme qe ky eshte kampionati me anormal ne bote per shume situata dhe eshte aq shume anormal sa edhe Interi ka dale ne vend te pare.”
“Deri me tani Pirlo sipas meje ka bere nje pune jo shume te mire, mungojne disa pike per Juventusin qe ka mbetur shume prapa ne krahasim me vendin e pare.”