Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

1,216 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur italian zbulon shifrat: “Lukaku eshte i Interit, ja sa po paguan Marotta per te. Cmenduria e pare tek Interi.”

Gazetari i njohur italian zbulon shifrat: “Lukaku eshte i Interit, ja sa po paguan Marotta per te. Cmenduria e pare tek Interi.”
Inter Club Staff

“Telenovela Lukaku duket se ka ardnur ne fund dhe nuk mund te kete njerez me te lumtur se tifozet e Interit te cilet kane vuajtur ne javet e fundit me lajme te ndryshme cdo dite per sa i perket belgut.”

“Keshtu, Romelu Lukaku, objektivi i pare i Antonio Contes per Interin e tij te ri ka mbyllur cdo raport miqesor me Manchester United dhe tashme ardhja e tij tek Interi ne Itali jepet si dicka e sigurt.”

“Nje tratative shume e gjate dhe e lodhshme qe ka perfshire ne menyre emotive te gjithe tifozerine zikalter po merr fund dhe populli zikalter tashme eshte gati te perqafoje tifozerin e tij te re.”

Keshtu shprehet gazetari i njohur Enrico Mentana por edhe mbeshtetes shume i madh i Interit ne profilet e tij zyrtare. Ai jep lajmin e mbylljes se marreveshjes Inter-Manchester United duke publikuar edhe shifrat pa shume lojra fjalesh.

“Nje vuajtje e stermadhe e kesaj vere tashme ka marre fund”, shprehet drejtori i TG te LA7 i cili vazhdon edhe me tej duke zbukuar shifrat: “Belgu do te firmose per 5 vite me Interin dhe do te perfitoje dicka me shume se 8 milione euro ne sezon. Kjo do te jete kontrata e tij me Interin.”

“Gjithcka eshte mbyllur kete mengjes kur Interi ka derguar tek United oferten e fundit prej 83 milione eurosh qe do te paguhen ne dy vite plus bonuse te perfshira. Romelu Lukaku eshte cmenduria e pare e Marottes tek Interi.”

“Ne kete menyre eshte hedhur poshte muri gjigand i Manchester United qe nuk ka bere asnje ulje per Interin.”

“Pak a shume, Interi po e merr Lukakun edhe fale Paulo Dybala qe i tha jo United e ku i dihet, mbase shume shpejt mund te behet edhe shoku i repartit te Lukaku tek Interi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.