Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

392 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i Sky Sport hedh hipotezen e trishte per Eriksen: “Duket qarte qe nuk shkon mire me Conten: dy jane mundesite!”

Gazetari i Sky Sport hedh hipotezen e trishte per Eriksen: “Duket qarte qe nuk shkon mire me Conten: dy jane mundesite!”
Inter Club Staff

Ne studiot e Sky Sport, gazetari i njohur Maurizio Compagnoni ka folur per rendimentin e Christian Eriksen tek Interi.

Sipas tij, deri me tani, Eriksen nuk ka bere aspak mire tek Interi dhe dyshimet per te nuk jane aspak te vogla.

Gazetari italian flet edhe per nje mardhenie jo shume te mire ndermjet lojtarit dhe teknikut te Interit, Conte, kjo edhe per shkak te temperamentit nordik te lojtarit vete.

“Eriksen nuk po ben aspak mire tek Interi. Ne kete moment, nuk ka aspak empati ndermjet lojtarit dhe Contes.”

“Kjo duket shume qarte dhe nuk eshte e nevojshme qe ta them une apo dikush tjeter. Ndermjet tyre nuk ka aspak empati.”

“Por po flasim per nje lojtar shume te forte. Per Interin ka qene nje marreveshje teper e rendesishme per sa i perket vleres se kartonit te lojtarit.”

“Per sa i perket rroges se tij, ka qene nje sforcim shume i madh i klubit. Por vitin e ardhshem ose ai do te luaje si titullar, ose do te shitet: nuk ka kuptim ta mbash ne pankine.”

“Me shume per kete do te kuptojme edhe ne dy ndeshjet e radhes: ate ndaj Napolit dhe ate ndaj Atalantes ne Bergamo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.