Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

333 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari italian ben paralajmerimin e forte: “Nese Interi nuk fiton kete vit kampionatin ata do te pesojne nje…”

Gazetari italian ben paralajmerimin e forte: “Nese Interi nuk fiton kete vit kampionatin ata do te pesojne nje…”
Inter Club Staff

I ftuar ne Tiki Taka si gjithmone, gazetari i njohur italian Cruciani ka komentuar momentin e kampionatit italian te futbollit.

Ai normalisht eshte ndalur edhe te Interi, dhe ka komentuar fitoren e zikalterve ne derbin ndaj Milanit te dielen.

“Per mendimin tim ne kete moment Interi eshte favoritja kryesore per fitimin e Serie A ne kete sezon futbollistik.”

“Ata e munden Milanin pa shume histori, por ne disa momente te caktuara mund edhe te kishin kaluar edhe ne disavantazh, duke pare se Milani pati disa momente te bukura.”

“Por edhe pse them se Interi eshte favorite, dua te them se nese nuk e fitojne dot kete kampionat, do te ishte katastrofa me e madhe ne histori.”

“Do te ishte edhe me keq se 5 maji i famshem. Prandaj duhet te bejme te gjithe tifo per Juventusin ne kete moment.”

“Ndryshe rrezikojme qe pas disa javesh kampionat ta kemi ngrene te gjithe dhe te mos kete gare ne kete kampionat.”

“Por e perseris: do te ishte nje katastrofe per Interin, me e madhja ne historine e tyre nese nuk fitojne kete sezon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.