Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

474 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari italian: “Ja pse Interi eshte fajtori i vetem per kete qe po ndodh ne Serie A”

Gazetari italian: “Ja pse Interi eshte fajtori i vetem per kete qe po ndodh ne Serie A”
Inter Club Staff

Si dhe pse kampionati  i Serie A po gjendet ne mes te stuhise edhe pse ndeshjet jane ndalur prej me shume se nje muaji per shkak te emergjences se Pandemise?

Dikush ka provuar qe te formuloje hipoteza. Perkundrazi, me shume se hipoteza jane sulme te verteta dhe te dukshme ndaj Interit.

Riccardo Signori ne Il Giornale sulmon hapur Interin e Antonio Contes dhe e quan fajtore kryesore per kaosin e krijuar ne futbollin italian ne lidhje me rifillimin e tij.

Juventus-Inter – gjithmone nje binom me polemika 

Kur flitet per Juventusin dhe Interit, praktikisht eshte e pamundur qe te mos besh batuta apo polemika te cdo lloj natyre.

Tematikat jane te ndryshme tashme prej vitesh: doping, Calciopoli, vendime arbitrale, VAR. Keto sa per te permendur me te famshmet.

Por sot, me sa duket, shtohet edhe nje tjeter. Sipas Riccardo Signori, ne nje editorial te publikuar tek Il Giornale, ai sulmon Interin dhe tenton te gjej nje arsye per polemikat e rinisjes se kampionatit.

EDITORIALI DHE ATO QE KA THENE RICCARDO SIGNORI TEK IL GIORNALE – “Riccardo Signori e titullon keshtu editorialin e tij: “Kaosi ne Serie A, ne fund te fundit eshte vetem faji i Interit.”

Duke vazhduar e lexuar editorialin e tij, kerkojme te hyjme ne detaje ku shkruhet: “Po e gjitha kjo, ne Itali, pse ndodh? Pse mendohet te mos rifilloje kmapionati? Kjo sepse Interi ka humbur ndeshjen e saj decizive, ndeshjen e fundit ne kampionat ndaj Juventusit.”

“Keshtu, Juventusi sot gjendet ne krye te Serie A dhe Interi luan piset duke ja mbushur mendjen skuadrave te tjera te jene kunder rifillimit te kampionatit.”

Po nese Lazio do te ishte e para, do te kishte kaq shume skuadra qe do ishin kunder rifillimit te Serie A?

“Me sa duket antijuventizmi po rritet dita dotes”, shton ai i cili vazhdon edhe me pas: “Imagjinoni se sa shume zera pro rifillimit te Serie A do kishim nese Lazio do ishte ne vendin e pare.”

“Natyrisht qe kjo eshte nje batute, por nje batute qe me le nje shije te hidhur ne goje sepse nuk e kuptoj se Juventusi duhet te pesoje gjithmone keto paragjykime dhe vendime.”

“Tani antijuventizmi po shihet kudo. Tashme, sido qe te shkoje, askush nuk eshte i lumtur deri sa Juventusi del jashte.”

“Prandaj Interi eshte fajtorja e vetme per kete situate. Ajo me lojrat e saj qe tenton te beje spirale me nje si Marotta qe eshte nje ujk i vjeter e kur nuk ka interesa, tenton me shume te te prishe pune skuadrave te tjera se sa te rregulloje pune per skuadren e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.