Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,026 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari Suma i Milan TV: “Interi? Po cfare Interi, Milani ja ka kaluar Interit kete merkato sepse…”

Gazetari Suma i Milan TV: “Interi? Po cfare Interi, Milani ja ka kaluar Interit kete merkato sepse…”
Inter Club Staff

Mauro Suma, gazetar i njohur i Milan TV ka komentuar sot nje blerje te mundshme te Modric tek Interi, por ka thene edhe dicka qe shume kane qeshur vetem teksa e kane lexuar: Milani na paska bere me mire se Interi ne kete merkato, madje paska blere lojtare me te mire se Nainggolan dhe De Vrij. 

Ja si e nis ai fjalimin e tij:

“Cfare vere e cudishme. Tifozet juventin ishin ne parajse, ne qiellin e shtate. Mbase edhe ne te tetin. Pastaj operacioni Higuain-Bonucci-Caldara ka prishur veren e tyre.”

“Shume prej tyre jane te nevrikosur. Nuk e pranojne dot. Imagjinoni, i beri te harrojne Cristiano Ronaldon. Po e perseris, ja prishi deri ne ate pike veren sa harruan Cris-tia-no Ro-nal-don.”

“Eshte futbolli i sotshem, per te cilin minut pas minute eshte ndryshe nga nje minute me pare. Tifozeve milanist po i pelqen kjo situate. Jane shume te gezuar, po mbase do te merziteshin nese Interi do te blinte Modric. E pamohueshme, nese Interi ben kete goditje, Caldara dhe Higuain do te kishin fundin e Cristiano Ronaldos (?). ”

“Nuk do te ishte e drejte ama, sepse pas Settlemend dhe denimit te UEFA-s ne jemi mire. Nuk duhet te qahemi. Por futbolli ky eshte.”

“Por nese Interi blen Modric, ne do te merziteshim. Modric eshte Modric. Modric eshte nje artist i futbollit. Por Modric eshte edhe nje Milanist qe i vogel, mos ta harrojme. Do te ishte nje goditje per ne.”

“Pastaj Milanistet mund te mendojne: Perisic, Brozovic dhe Vrsaljko kane bindur Modric te shkoje aty? Po sikur kroatet qe ka edhe Milani si Strinic, Kalinic dhe Halilovic ta bindin te vije tek Milani?”

“Nuk e shte aq e thjeshte. Por nese Interi mer Modric dhe nuk shet asnje lojtar te madh, sa mire per ta. Milanistave do i vinte inat. Por keq nga vjen per Interin por deri me tani Milani ka bere nje merkato me te mire se sa Nainggolan dhe De Vrij (e ka per Higuain dhe Caldara). Tani te shohim nese Milani do beje dot me mire se Modric…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.