Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

601 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetta – Kjo eshte gjendja e Joao Miranda pas demtimit. Rikthimi i tij…

Gazetta – Kjo eshte gjendja e Joao Miranda pas demtimit. Rikthimi i tij…
Inter Club Staff

Ne keto minuta – shkruan Gazzetta dello Sport – stafi mjekesor i Interit do te kete vendosur nese Joao Miranda do te kete nevoje per kontrolle shtese per te pare shkallen e demtimit. 

Joao Miranda dje ishte ne formacionin titullar te ndeshjes ndaj Udineses, por nje shqetesim i ndjere gjate nxemjes, beri qe ai te vihet fillimisht ne dyshim dhe me vone Spalletti vendosi te mos e hedhe ne fushe nga minuta e pare, por ne vend te tij te luaje Ranocchia.

Nuk eshte se i shkoi shume keq Interit dje qe arriti ta gjente pikerisht golin e pare me ane te nje goditje me koke te ish-kapitenit zikalter.

Por le te rikthehemi tek gjendja e Joao Miranda.

Problemi qe braziliani akuzoi ne nxemje kishte te bente me nje shqetesim te lehte muskular ne kemben e djathte (mendohet se ne kofshe).

Nese Miranda sot dote te ndjeje perseri shqetesim apo dhimbje, ai do te zhvilloje disa teste shtese.

Ne rast te kundert, do te vazhdoje punen klasike per tu pergatitur per ndeshjen e radhes ndaj Sassuolos qe do te luhet te shtunen ne darke.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.