Gazetta – Thohir do te jete ne Milano. Ne Meazza te shtunen ne mbremje.
“Aksioneri i ardhshem i maxhorances te Interit mund te vije qe neser ne Milano qe te ndjeke Asamblene e Aksionereve te enjten (edhe pse nuk do te jete akoma e tij) qe me pas te jete prezent te shtunen ne mbremje ne sfiden kunder Verones dhe me pas te kthehet ne Jakarta, ne pritje per tu kthyer ne Itali ne gjysmen e nentorit, kur do te jete kalimi i fundit i 70% te kuotave zikalter ne duart e ISC, shoqeri e krijuar sebashku me aksioneret e tjere Roeslani dhe Soetedjo“. Gazzetta dello Sport zbulon keshtu hapat e para italiane te Erick Thohir. “Thohir ka programuar ardhjen ne Milano me dy nga kater femijet per te filluar nje realitet te ri. Udhetimi i dites se neserme nuk eshte shume i sigurte dhe eshte ne qender te telefonatave dhe sms-ve qe shkembejne ai me Massimo Moratti cdo dite. Eshte e qarte qe manjati indonezian nuk ka gjakun zikalter te Morattit, por ne ditet ne vazhdim ka filluar transfuzioni i ‘gjakut'”, shkruhet ne gazete.