Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

765 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – A e dini se kur ka qene hera e fundit kur Interi dhe Milani kane qene ne TOP 4?

Gazzetta – A e dini se kur ka qene hera e fundit kur Interi dhe Milani kane qene ne TOP 4?
Inter Club Staff

Milano eshte rikthyer te buzeqeshe e unifikuar. 

A e dini se sa kohe ka kaluar qe kur kemi pare per here te fundit Interin dhe Milanin bashke ne TOP 4?

Shume, jashtezakonisht shume. Plot 8 sezone.

Ishte sezoni 2010-2011 viti kur dy skuadrat e Milanis kane qene kaq lart te klasifikuara pas 10 javesh kampionat.

Ne ate sezon, Interi ishte e treta dhe Milani e dyta. E kujton kete gje Gazzetta dello Sport e cila me pas duke folur per ziklaterit specifikon: “Nisja ka qene zhgenjyese. Ose me sakte: shqetesuese.”

“Dukej nje fotokopje e shume sezove te tjera te deshtuara te cilet jane mbyllur me vershellima dhe polemika, por Spalletti ka arritur te drejtoje ne menyren e duhur anijen e tij zikalter.”

“Tani zikalterit jane nje skuader e vertete. Nese thua sot se jane anti-Juve, e thote vete klasifikimi: ne rregull, eshte edhe Napili, por Spalletti Boys e luajne me letra te barabarta ate rol me Napolin.”

“Kalendari nga ketu deri ne fund te xhiros se pare te Serie A i ve perpara tre provash teper te rendesishme: Romen ne Olimpico, ate ne shtepine e Juventusit me 7 dhjetor dhe me pas ne San Siro pas krishtlindjeve me Napolin.”

“Nderkohe gjashte ndeshjet e tjera te Interit jane me te thjeshta por te nderthurura me ndeshjet e Champions League.”

“E sigurte qe nese Icardi do te vazhdoje me keto ritme, Brozo do te tregoje qe rritja vazhdon dhe nese mbrojtja dhe Handanovic do te mbajne njesoj, zikalterit mund te qendrojne te qete.”

“Te mos harrojme: mbrojtja e Interit eshte me e mira e Serie A: vetem 6 gola te pesuar me nje me pak se Juventusi.”

“Juventusi ka shenuar me shume por ka nje Cristiano Ronaldo ne sulm me shume.”

“Por gjithesesi nuk duhet nenvlersuar Napoli qe te vetmin takim te veshtire deri ne fund te xhiros ka transferten e Milanos ndaj Interit.”

“Por ajo qe te bie ne sy ne kete moment, eshte se dy skuadrat e Milanos jane ne TOP 4. Ah sa kohe kishte qe nuk ndodhte…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.