Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

473 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “A e dini se per cfare po vuan Interi me shume? Shikoni shifrat: para korrikut rrogat ishin…”

Gazzetta: “A e dini se per cfare po vuan Interi me shume? Shikoni shifrat: para korrikut rrogat ishin…”
Inter Club Staff

Pesha e rrogave vjetore ne skuadren zikalter eshte rritur ne menyre te jashtezakonshme.

Jane plot 29 milione euro me shume rroga per tu paguar qe nga data 30 qershor: kaq eshte diferenca me sezonin e kaluar.

Gjithcka ka te beje me rikthimet ne skuader nga huazimet, tipi i Perisic, Nainggolan dhe Henrique Dalbert.

“Ne 30 qershor 2019, Interi harxhonte vetem 156 milione euro per rrogat.”

“Nderkohe, pas merkatos verore, duke perfshire edhe tekniket, zikalterit harxhonin 162.”

“Kurse ne kete moment, Interi harxhon plot 197 milione euro, per tre milione arrihet shifra e 200 milione eurove ne sezon qe jane me te vertete shume.”

“Eshte e dukshme qe rritja e totalit te rrogave ka te beje edhe me faktin se skuadra eshte me kompetitive ne krahasim me te kaluaren, sepse kete gje e tregon edhe klasifikimi.”

“Por rritja kaq e madhe per nje muaj, eshte edhe per efekt te rikthimit te menjehershem te lojtareve nga huazimet dhe pamundesise se Interit per te shitur lojtaret per shkak te pandemise.”

“E nuk eshte vetem Interi qe po vuan, por shumica e klubeve”, nenvizon La Gazzetta dello Sport qe shkon edhe me tej.

E gjitha kjo, natyrisht do te kete pasoja edhe ne merkato: “Ne pritje te te dhenave zyrtare, eshte e mundur qe ne nje kohe te afert keto shpenzime te shtohen me 15-20 milione euro nga mungesa e tifozeve ne stadium dhe te ardhura te tjera qe nuk do te perfitohen dot nga merchendising.”

“E ardhmja e afert te jep shume pak siguri, sepse rikthimi ne gjendje normale ne kete moment eshte shume larg.”

“Ja pse eshte bere e komplikuar te mendosh qe ktu e deri ne fund nje Inter portagoniste ne merkato, me perjashtim te ndonje oferte te papritur ne drejtim te ndonje lojtari te Interit qe mund ti jepte merkatos fryrmemarrje.”

“Eshte nje vit i veshtire dhe Suning nuk deshiron te beje hapa prapa ne politiken e saj, por nuk deshiron te beje as gabime por beson fort tek numrat.”

“Te ardhurat duhet te jene gjithmone ne nje linje me shpenzimet. Prandaj duhet shpikur dicka per tu rritur ne fushe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.