Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

470 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – A e donit? Ja dueli i pare Inter-Juve. Fjalet e Contes kane nje kuptim te dyfishte!

Gazzetta – A e donit? Ja dueli i pare Inter-Juve. Fjalet e Contes kane nje kuptim te dyfishte!
Inter Club Staff

Qe do te kishte nje sfidte te mundshme ne distance ndermjet Interit dhe Juventusit ishte shume e parashikueshme, por tashme mund te themi qe lufta e “ftohte” ndermjet dy skuadrave ka filluar zyrtarisht. 

Kete gje e kane treguar fjalet e Antonio Contes pas ndeshjes ndaj Udineses qe i sjell sot perseri Gazzetta dello Sport.

“A deshironit nje Juve-Inter? Ja ku e keni Juve-Inter. Sapo ka perfunduar java e trete, klasifikimi ben te veten natyrisht dhe temperaturat jane te larta qe tani.”

“Jane te larta pikerisht si temperaturat qe u ankua Maurizio Sarri ne Firenze. I larte si tensioni qe deshiron te mbaje Antonio Conte per lojtaret e tij.”

Conten e kane pyetur gazetaret per “ankesat” e Sarrit per orarin e ndeshjes dhe natyrisht ai nuk eshte se rri pa e bere komentin e tij qe ka ndezur jo pak debate ne Itali.

“Nuk dua te them asgje per Sarrin dhe ato qe ka thene ai sepse ndryshe duhet te hapim bilancet dhe pronat e paluajtshme.”

“Por mund te them vetem se dikush duhet te qendroje i qete sepse ne kete histori eshte nga ana e te ‘forteve’, apo jo?”

Referimi ne keto dy fjali te Contes ka qene shume i qarte, i frote por mund te kete qene edhe me dy kuptime: ai ka kujtuar ankesat e Sarrit kur ishte tek Napoli qe kujtonte gjithmone se sa e veshtire eshte te luftosh me nje skuader qe ka te ardhurat e Juventusit.

Por ai i ka kujtuar Sarrit edhe fjalet e koheve te fundit ku ka thene ‘ne nje muaj te vetem e kam kuptuar se pse ky klub eshte kaq shume i forte.

Gjithesesi, shume tifoze te Juventusit e kane marre shume keq deklaraten e Contes sepse sipas tij ai ka dashur te thote se Juventusi pas vetes ka edhe arbitrat dhe federaten me deklaratat e tij, fjale per te cilat ata jane vene ne loje edhe nga tifozet e Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.