Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

763 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Agjenti i Perisic teper i nevrikosur me Interin per fjalet e Contes: ja dy pistat per te ardhmen e kroatit!

Gazzetta – Agjenti i Perisic teper i nevrikosur me Interin per fjalet e Contes: ja dy pistat per te ardhmen e kroatit!
Inter Club Staff

“Jemi duke punuar, por pergjigjet ne fushe nuk jane pozitive. Perisic nuk mendoj se eshte adapt per te bere rolin qe i kerkoj une, ate te mesfushorit te krahut. Per momentin pozicioni i vetem qe ai mund te luaje eshte sulmues. Nderkohe Dalbert ka bere nje ndeshje mjaft te mire. Gjithesesi ka ende shume pune.”

Keto kane qene fjalet e tranjerit te ri te Interit kete sezon, Antonio Conte, per kroatin Perisic.

Duket se lojtari zikalter qe ka qene titullar i Interit ne krahun e majte per 3 sezonet e fundit, nuk e bind aspak Conten per te bere rolin qe ky i fundit kerkon: ate te mesfushorit te krahut ne nje mbrojtje me tre dhe ne nje mesfushe me pese.

Fjalet e Contes u degjuan nga te gjithe dhe u thane menjehere pas ndeshjes me Manchester United perballe gazetareve.

Per te, Perisic nuk mund ta beje dot ate pozicion qe ai kerkon dhe Conte e quan ate nje sulmues te mirefillte dhe tek Interi i tij, te pakten keshtu si jane gjerat sot, ai e shikon kroatin si nje sulmues.

Nderkohe, Gazzetta dello Sport shkon edhe me tej dhe tregon se fjalet e Contes nuk i kane pelqyer aspak agjentit te Perisic i cili eshte treguar shume i pakenaqur dhe i nervozuar pas fjaleve te teknikut italian.

Por pistat jane dy tani per Perisic: pasi i ka thene jo ofertes se Shanghai Shenhua, ose Gjermania, ose Premier League. Por nje problem i madh mbetet vlera e kartonit qe Interi kerkon per largimin e tij: 30 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.