Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

376 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “Ajo qe ndodhi me Icardin nuk ndodhte tek Interi qe ne vitin 2010: ja detajet.”

Gazzetta: “Ajo qe ndodhi me Icardin nuk ndodhte tek Interi qe ne vitin 2010: ja detajet.”
Inter Club Staff

Shitja e Mauro Icardit sistemon me nje goditje te vetme te gjithe bilancin e Interit per sezonin 2019/2020.

Vlera e peshes ne bilanc te argjentinasin e Interit ka qene ne bilancin zikalter vetem 1,8 milione euro (ne momentin e shitjes)

Keshtu, shitja e tij prej 50 milione euro (plus bonuse) mund te llogaritet e gjitha si plusvalence e plote.

Me kete plusvalence te siguruar nga shitja e Icardit, Calcio dhe Finanza nenvizon ne shkrimin e saj special detajet e ketij operacioni.

“Vlera ne 30 qershor 2020 do te arrinte rreth 67 milione euro (bashke me Icardin jane edhe Politano, Gabigol, Karamoh. Puscas dhe Rizzo).”

“Duke marre ne konsiderate edhe plusvalencen nga shitja e Politanos – nje huazim rreth 2 milione euro me detyrim blerje 19 milione euro – qe Interi mund te vendose ti fuse ne bilanc menjehere.”

Nje shifer kjo qe do te ishte me e larta ne 10 vjecarin e fundit duke ja kaluar vetem plusvalenca e larte e 2010.

Ne ate sezon zikalterit arriten te benin shitjen me te larte ne historine e tyre duke shitur Ibrahimovic tek Barcelona per 69,5 milione euro.

Kjo gje solli ne kasat zikalter ate sezon 53 milione euro plusvalence (edhe kjo me e larta e arritur ndonjehere).

Keshtu, tek Interi ndodhi ajo qe kishte 10 vjet qe nuk ndodhte: nje plusvalence pothuajse 50 milione euro.”

Icardi keshtu ka sistemuar bilancin e Interit me nje levizje te vetme dhe i ka dhene klubit nje liri te madhe ne merkato ne nje kohe teper te veshtire.

Nderkohe, pritet qe te kete lajme shume shpejt edhe per Lautaro Martinez tek Barcelona: ai eshte projektuar si nje transferim i mundshem nga shumica e mediave.

Nje shitje e mundshme e Lautaro Martinez per shifrat qe eshte diskutuar, do te bente zikalterit qe te thyenin edhe rekordin e 2010 me Ibrahimovic.

Nese Barcelona paguan 111 milione euro, Lautaro do te behej shitja me e shtrenjte ne histori por edhe plusvalenca me e larte ne histori.

Keshtu e mbyll shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport e cila ka cituar Calcio e Finanza por qe sjell ne vemendje edhe njehere mundesine qe Lautaro te shitet tek Barcelona.

Pas Icardit, ai pritet te jete ceshtja kryesore e merkatos se Interit gjate muajit qershor dhe ne vazhdim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.