Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

433 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Alarm i kuq: ja pse Juventusi sot per sot eshte perpara Interit per Lukaku!

Gazzetta – Alarm i kuq: ja pse Juventusi sot per sot eshte perpara Interit per Lukaku!
Inter Club Staff

Duket se tashme shtypi italian eshte i gjithi ne nje mendje: Juventusi eshte ne avantazh te dukshem ndaj Interit per sa i perket Romelu Lukaku. 

La Gazzetta dello Sport shpjegon: “Juventusi dhe United po flasin per nje shkembim ndermjet Lukaku dhe Dybala te cilet mund te shkembejne fanellat edhe me disa miliona euro ne favor te Juventusit.”

“Marreveshja me Romelu per sa i perket rroges nuk eshte nje problem: nje dakordesi per kete pike nuk do te jete e veshtire te gjendet.”

“Por nderkohe qe do te jete e lehte te bindet ai nga ana financiare, problem eshte nese do i jete premtuar Interit. Gjithesesi per momentin palet po e mendojne mire kete operacion. Flitet se United e vlereson Lukaku me 80 milione euro dhe nuk duket se mund te toleroje tek cmimi. Interi e ka pesuar kete gje deri me tani.”

“Nderkohe Juventsi nga ana e saj me shitjen e Dybala mund te marre nje super plusvalence e diku tek 70 milione euro do te ishin fitim i paster.”

“Problem tjeter eshte edhe fakti se Dybala nuk eshte i bindur per Premier League dhe do te preferonte qendrimin ne Serie A ose transferimin tek La Liga Spanjolle.”

“Prandaj te bindet ai nuk eshte nje problem i vogel si per Juventusin por edhe per United. Por fakti qe Juventusi eshte me perpara se Interi ne bisedime, eshte nje lajm i keq per Interin dhe nje alarm i kuq per Marotten, Conten dhe Ausilion.”

“Interi ne kete pike eshte e vendosur ne radhen e dyte. Ka bere oferten e saj: 60 milione plus 5 bonuse. Nje oferte kjo e vleresuar si e vogel nga United qe ne momentin e pare ku ata kane kerkuar me shume se 80 milione euro.”

“Por te mos harrojme edhe fjalet e Marottes i cili tha se merkato ka paparashikueshmeri te medha. Prandaj duhet te presim per tu njohur me faktet e reja. Merkato mund te ndryshoje nga sot neser.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.