Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

753 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Alarm i kuq tek Interi: Lautaro Martinez nuk eshte aspak i lumtur. Ai kerkon qe…

Gazzetta – Alarm i kuq tek Interi: Lautaro Martinez nuk eshte aspak i lumtur. Ai kerkon qe…
Inter Club Staff

Gazzetta dello Sport sot ne numrin e saj te perditshmem ka ndezur alarmin e kuq tek Interi dhe ka zbuluar nje prapaskene per ndeshjen e Bergamos. 

E perditshmja italiane ka folur per Lautaro Martinez dhe per mungesen e aktivizimit te tij ndaj Atalantes.

Nje tjeter pankine per djaloshin e talentuar argjentinas qe sipas Gazzettas pas ndeshjen eshte pare shume poshte moralisht dhe teper i merzitur.

Me siguri, cdo lojtar do te donte te luante nese do te kishte talentin e tij por edhe moshen e Lautaros. Edhe vete Lautaro nuk e mohon kete gje dhe shihet dukshem qe ai kerkon me shume minuta.

Sa minuta? Deri me tani kane qene me te vertete pak. 

“Deri me tani ai ka luajtur vetem 263 minuta ne total. Me siguri shume me pak nga sa prisnin te gjithe pas nje vere si protagonist absolut.”

“Ne ciklin e fundit, perpara golit ndaj Irakut, zikalterit kishte luajtur vetem dy pjesaza te vogla ndaj Barcelones (keq ne ndeshjen e pare, por beri lojen decizive per golin e Icardit tek ndeshja e tye) dhe 90 minuta vetem ndaj Genoas ne vendin e Icardit.”

“Spalletti deri me tani me ato qe ka thene ka treguar se fakti qe Lautaro nuk luan eshte se ka perpara nje si Mauro Icardi (“per momentin nuk ja lejojme dot vetes” ka thene ai), por Lautaro po pret qe te kete me shume minuta te pakten ne finalen e ndeshjeve: kur Interi eshte ne avantazh dhe ka me shume hapsira por edhe kur Interi deshiron te ktheje rezultatin.”

“Me pak fjale, ai nuk pretendon te luaje nga fillimi por te pakten te luaje ne fund te ndeshjeve dhe kerkesa eshte mese e drejte deri me tani.”

“Ata qe jane habitur me shume nga ky aktivizim i paket i Lautaros jane tifozet dhe drejtuesit e Racing, njerez qe do e prisnin me krahe hapur Lautaron ne Argjentine perseri.”

“Por problemi mbetet nje ne kete moment dhe alarmi eshte me te vertete me ngjyre te kuqe: Lautaro kerkon minuta me te drejte dhe Lautaro duhet te luaje me shume. Sa me pak ai luan, aq me shume raste per ta rritur akoma me shume ate humbasin dhe aq me shume vetbesim ai humbet.”

“Spalletti duhet te beje dicka me shume, te gjithe jane ne nje mendje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.