Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

776 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Asamoah ka edhe nje detyre te veshtire: duhet te thyeje nje mallkim disa vjecar te Interi

Gazzetta – Asamoah ka edhe nje detyre te veshtire: duhet te thyeje nje mallkim disa vjecar te Interi
Inter Club Staff

Kwadwo Asamoah do te jete pronari i ri i krahut te majte te mbrojtjes tek Interi. 

Ish lojtari i Juventusit, ashtu si shpejgon Gazzetta dello Sport, do te kete nje detyre te veshtire sepse do i duhet te thyeje nje mallkim disa vjecar ne krahun e majte te mbrojtjes.

Gazzetta kujton se ka shume kohe qe kur Interi ka pasur ne skaudren e saj nje mbrojtes krahu te nje vlere te larte, duke kujtuar te gjithe deshtimet e se kaluares dhe pikerisht kjo e kaluar do te ndjeke blerjen me te re deri sa ai te tregoje te kunderten.

Ja cfare shkruan Gazzetta dello Sport:

“Shtepine ne Milano ai e ka blere qe ne pranvere per te pasur cdo gje gati. Tani duhet te gjeje vendin e tij edhe tek Interi.”

Image result for asamoah inter maglia

“Ne nje vere te mbushur me blerje shume te medha tek Interi, ai eshte blerja ‘normale’ e zikalterve.”

“Por ai do te kete nje detyre me te veshtire se shoket e tij te rinj te sapoblere: te thyeje nje mallkim te krahut te majte qe ka shume vite qe ekziston ne shtepine Inter dhe qe ka pare pafundesisht mbrojtesa te krahut te majte te ikin pa lene gjurme dhe pa treguar pothuajse asgje.”

“Ka pasur edhe nga ata qe kane ardhur me nje CV shume te rendesishme, por qe kane deshtuar. Lista eshte e gjate: Silvestre, Macellari, Gresko, Coco, Grosso.”

“Emrat jane te medhenj por kujtimet e interistave aspak. Por pas tyre ka pasur edhe te tjere qe ne krahun e majte nuk kane emocionuar aspak si Santon, Nagatomo dhe Dalbert. Me pak fjale, Interi ka vite qe vuan ne ate krah dhe nese Asamoah do te thyeje kete mallkim qe ka vite qe ekziston, do te behej menjehere nje vlere e shtuar e Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.