Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

549 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Asamoah shume i rendesishem per Interin, por a e dini qe ai i tha ‘jo’ Juves per zikalterit?

Gazzetta – Asamoah shume i rendesishem per Interin, por a e dini qe ai i tha ‘jo’ Juves per zikalterit?
Inter Club Staff

“Ai ishte nje nder ata qe perdorej kudo, por ishte edhe alternativa e Alex Sandro.”

“Ishte nje lojtar qe pelqehej shume nga tranjerat, por qe nuk ishte se dashurohej nga tifozet.”

“Por ne kete moment eshte njeriu qe i ka dhene jete ringjalljes se Interit qe u hap me nje fitore te Interit ne Champions pas gjashte vitesh mungese.”

Keshtu e nis shkrimin e saj Gazzetta dello Sport per Kwadwo Asamoah qe ne Interin e Spallettit eshte bere nje njeri i pazevendesueshem.

Assisti i tij te 1-1 i Icardit beri qe te hapej ndeshja njehere e mire.

Por Gazzetta vazhdon edhe me tej:

“Te marten ganezi i tregoi tifozeve te tij te rinj se sa inteligjent eshte ai taktikisht, sa eksperience ka dhe se sa vrapon ne krahun e tij. Por keto nuk jane te vetmet karakteristika te tij.”

“Edhe ne nivel teknik, krosimesh dhe kembesh, Asamoah mund te mbroje mire por mund te jete totalisht ne lartesine e Champions dhe te San Siros.”

“Per sa i perket te tjerave, 24 prezencat ne Champions League flasin vete dhe Kwadwo eshte nje nga lojtaret e Interit me me shume prezenca ne kete kompeticion.”

“Tek Juventusi ka luajtur gjashte sezone por preferoi te largohej duke zgjedhur oferten trevjecare te Interit perpara ofertes se Juventusit.”

“Marotta beri gjithcka cfare kishte ne dore per te mos lejuar Asamoah te vinte drejt Interit, por nuk ja doli dot me sukses sepse ai e kishte ndare mendjen per kete sfide te re.”

“Ne Torino fitonte 2 milione euro (tek Interi fiton 3), por nuk ishte dicka e bere per para. Por tek zgjedhja e tij ka peshuar me shume mundesia e nje fillimi te ri (edhe pse 29 vjec), por edhe deshira e familjes se tij.”

“Juve i ofroi rinovimin por Interi e bindi qe te pranonte zikalterit sepse e bene edhe te ndihet i rendesishem. Per momentin ka qene i tille. Do te vazhdoje te jete edhe ne Genova, kunder Sampdorias ku Spalletti do te kete me shume zgjedhje duke pare se rikthehet edhe Danilo D’Ambrosio.”

“Por Asamoah deri me tani ka rezultuar nje nga blerjet me te goditura te kesaj vere.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.