Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

6,488 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ausilio dhe Sabatini kishin paralajmeruar Suning: “Keshtu nuk ka CHL”. Ata kishin nje plan…

Gazzetta – Ausilio dhe Sabatini kishin paralajmeruar Suning: “Keshtu nuk ka CHL”. Ata kishin nje plan…
Inter Club Staff

Interi i Spallettit po paguan nje renie te formes se shume lojtareve te saj dhe kriza e rezultateve e filluar ne dhjetor ka te beje edhe me mungesen e levizjeve ne merkaton e janarit.

Sipas asaj qe nenvizon La Gazzetta dello Sport, “Ausilio dhe Sabatini, pavarsisht veshtiresive, kishin arritur te gjenin marreveshjen me disa klube per disa lojtare te ndryshem, por te gjitha opsionet jane hedhur poshte si te kushtueshem nga Suning. U ndalua edhe ndonje huazim i mundshem i Ramires apo Texeira, lojtar te klubit binjak Jiangsu. E me pas erdhi edhe mungesa e investimit per Javier Pastore. ‘Keshtu ne Champions League nuk shkohet’, ishte alarmi i ngritur disa here nga drejtuesit zikalter qe pa mbeshtetjen e Suning i kishin duart e lidhura. Natyrisht per Zhang dhe keshilltaret e tij skuadra ishte mire keshtu sic ishte. Nje gabim i rende vleresimi. Ndalesa nga Fair Play Financiar? Plani i Ausilios dhe Sabatinit ishte qe te siguronin zonen Champions dhe te arrinin nje shitje te majme perpara 30 qershorit. Por nga Kina u vendos qe te vazhdohej ashtu sic ishte nisur dhe te mos rrezikohej te demtohej klubi ekonomikisht por kjo gje mund te demtoje klubin nga ana e imazhit sepse nje vit tjeter jashte europes qe vlen do te ishte deshtim total duke pare objektivin e fillim sezonit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.