Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,002 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ausilio nje gjeni, e mrekullueshme ajo qe po arrin: objektivi vetem nje hap larg

Gazzetta – Ausilio nje gjeni, e mrekullueshme ajo qe po arrin: objektivi vetem nje hap larg
Inter Club Staff

Tashme jemi me te vertete shume afer objektivit tek Interi. 

Zikalterit po punojne me te vertete shume dhe si asnjehere me pare me shitjet dhe nuk duhet te kene asnje problem per te arritur parametrat e UEFA-s per sa i perket plusvalencave brenda 30 qershorit.

La Gazzetta dello Sport ka folur sot per 45 milionet e eurove qe jane si objektiv dhe ka thurur elozhe edhe per Ausilion.

Ja cfare thote e perditshmja italiane: 

“Edhe pse Interi po shet gurat e cmuar te saj – per shembull si Andrea Pinamonti -, nuk po shet asnje lojtar te skuadres se pare qe i nevojitet Spallettit.”

“Shitjet e para jane Radu dhe Valietti tek Genoa, Kondogbia tek Valencia, Zaniolo dhe Santon tek Roma per Nainggolan dhe Bettella tek Atalanta dhe vetem keto operacione e kane derguar Interin shume afer objektivit.”

“Por kemi edhe nje jave tjeter per zikalterit qe te mbyllin cdo marreveshje dhe te hedhin te zezen mbi te bardhe per te menduar me pas vetem per blerjet. Me pas do te rifillohet per te enderruar per lart.”

“Ndihmen me te madhe per Interin kete moment po e jep pikerisht akademia zikalter.”

“Te sigurta deri tani jane 12 milione (e ndoshta edhe 15, por po qendrojme ulet me cmimet) shitjet e Radu dhe Valietti, 7 per Bettella, 10/12 per Zaniolo dhe Santon, 2,5 per Kondogbia, 3 milione nga Leganes per Puscas, 3 per kalimin e Nagatomos tek Galatasaray dhe 2 nga Manaj qe mund te perfundoje ne Spanje ose Portugali.”

“Duke i mbledhur te gjitha, i afrohemi shumes se 40 milione eurove. E nese atyre i shtohet edhe Pinamonti plus Merola dhe Zappa qe mund te perfundojne tek Sassuolo, ja qe 45 milioneshi u kap pa u lodhur shume (edhe pse drejtuesit me siguri sdo thonin te njejten gje).”

“Duhet ta pranojme te gjithe: Ausilio me plusvalencat eshte treguar nje gjeni i vertete. Ka bere nje kryeveper dhe ai bashke me Interin mund te buzeqeshe: nuk eshte nevoja te sakrifikohet asnje lojtar i madh. Ausilio ja doli edhe kesaj radhe ta nxjere Interin nga balta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.