Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

478 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Barcelona, ankth per Suarez: mungon ndaj Interit? Ja gjendja dhe demtimi qe ka pesuar ai

Gazzetta – Barcelona, ankth per Suarez: mungon ndaj Interit? Ja gjendja dhe demtimi qe ka pesuar ai
Ardis
  • On 09/10/2018, 18:45

Alarmi Suarez ne Barcelone: ai eshte ne rrezik per ndeshjen ndaj Interi!

Edhe Gazzetta dello Sport e konfirmon kete gje ne numrin e saj te perditshem.

Ja cfare shkruan media e shkruar shume e njohur italiane sot per kete ceshtje:

“Katalanasit, kundershtaret e Interit ne Champions League e programuar te merkuren me 24 tetor, tre dite mbas derby-t te Milanos, mund te jene te detyruar te heqin dore nga sulmuesi uruguajan.”

“Ai ka nje problem ne gjurin e djathte dhe per kete arsye nuk do te luaje me kombetaren e tij ne ndeshjet miqesore.”

Deri me tani, sulmuesi uruguajan Suarez ka realizuar tre gola ne La Liga, por ne Champions League nuk eshte e njejta situate, eshte nje mungese jo e vogel per Valverde, i cili mbas ndeshjeve te kombetareve, ka nje kalendar te ngjeshur me ndeshje te nivelit te larte.

Te shtunen me date 20 tetor ne Camp Nou kunder Sevilla-s, per momentin ne vend te pare ne klasifikim, te merkuren me date 24 tetor, ndeshja kunder Interit ne Champions League dhe te dielen me 28 tetor, ndeshja e ndeshjeve, il Clasico kunder Real Madrid.

Ndeshja e kthimit kunder Interit eshte e programuar te marte me 6 nentor.

A do ja dale Suarez te jete ndaj zikalterve? Ne kete momet sipas lajmeve nga Spanja kjo shihet si nje hipoteze teper e veshtire.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.