Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,041 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Berardi vs Candreva: jane te dy ne balotazh. Ja te rejat me te fundit!

Inter Club Staff

Tashme eshte ndermjet Domenico Berardi dhe Antonio Candreva balotazhi per krahun e djathte te sulmit te Interit.

Gazzetta dello Sport tregon situaten pas ‘jo-se’ te Squinzit dhe rezistences se Lotitos.

Ja cfare shkruan Gazzetta ne numrin e saj te perditshem: “Sot Berardi, pasi u kthye nga pushimet ne Madagascar, ka zhvilluar vizitat mjekesore ne Mapei, por pa shuar dyshimet per te ardhmen. Zikalterit jane te ndalur tek oferta prej 25 milione eurosh per Sassuolon dhe 2,5 milione ne sezon per lojtarin. Ne pritje te nje sinjali nga ky i fundit gjithmone. Nga ana tjeter, agjenti i Candreva ka vazhduar edhe dje kontaktet intensive me Lazion per te zbutur kerkesen fillestare prej 25 milione eurosh nga Lotito. Interi ofron 18 milione (bashke me bonuse maksimumi 20) dhe nuk deshiron te shkoje me tej. Lojtari i ka thene po tashme Interit nderkohe qe Chelsea eshte gati te futet ne gare duke prishur ekuilibrat.Blues po presin qe Conte te mbaroje Europianin perpara se te hidhet ne sulm per lojtarin e Lazios.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.